LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Rritja ekonomike për 2018-n do të jetë 4%

Hamza: Rritja ekonomike për 2018-n do të jetë 4%

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë në seancën e Kuvendit të Kosovës se sipas vlerësimeve të Qeverisë sa i përket buxhetit fillestar të vitit 2018, rritja ekonomike do të jetë në parametrat e 4 përqindëshit.

“Vlerësimet e fundit të rritjes ekonomike për vitin 2018 do të jenë rreth 4 për qind. Në këtë rritje ndikon rritja e remitancave, rritja e investimeve të huaja dhe rritja e investimeve në sektorin privat”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, ata si Qeveri nuk kanë bërë ndryshime të mëdha në strukturën e tërësishme të buxhetit.


“Pjesa më e madhe e ndryshimeve shkon në projektin kapital siç është autostrada në drejtim të Shkupit me rreth 50 milionë. Mund të kemi dallime programore ku thotë se më mirë të bëjmë rrugë me dy korsi se autostrada. Por Kosova është vendi i fundit që po e kompleton infrastrukturën rrugore dhe nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa këtë. Jam i sigurt që Kosova brenda tre viteve e kompleton infrastrukturën rrugore”, theksoi ministri i Financave, Bedri Hamza.

Hamza ka mohuar se kanë bërë ndryshime vetëm për shpenzimet dhe jo për të hyrat, duke thënë se janë eliminuar investimet nga AKP-ja.

Sipas tij, asnjë draft-ligj për AKP-në nuk ka pas dhe duke ditur procedurat që kërkohen, ka qenë e pamundur që këto ndryshime të futen në Projektligjin e buxhetit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori