LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Beteja për Prishtinën, asnjëherë e lehtë por gjithmonë me fitore

Ahmeti: Beteja për Prishtinën, asnjëherë e lehtë por gjithmonë me fitore

Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se përgjatë katër viteve të qeverisjes së tij u organizuan propaganda për të minimizuar punën e tij si kryetar.

Këto komente Ahmeti i bëri përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se qëndrojnë ballëlartë në Prishtinë si të parët dhe të parët në Kuvend Komunal pa mundësi bllokadash.

Postimi i plotë:


Një makineri e tërë propaganduese u organizua gjatë katër viteve të mandatit për të minimizuar çdo punë. Për të shajtur çdo gjë në Prishtinë. Sepse kishim prekur interesa të mëdhaja, tek ndërtimet, tek tenderët, tek ndikimi.
Bashkë me juve arritëm me i përmbush të gjitha zotimet, me punë të sinqertë, të ndershme dhe me guxim.
Kjo makineri u ngrit edhe më shumë në fushatë me “kuazi-analistë” e debate, portale të paguara që nuk lan ditë pa shpif.
Sot qëndrojmë ballëlartë në Prishtinë si të parët dhe të parët në Kuvend Komunal pa mundësi bllokadash. Do ti realizojmë projektet e mira për Prishtinën duke e përmirësuar edhe më tutje jetën e qytetarëve dhe duke luftuar edhe më tutje parregullsitë. Duke ja ngushtuar edhe më tutje hapësirën propaganduesve.
I besojmë votës së qytetarëve, i besojmë edhe kërkesave të qytetarëve e edhe kritikave sepse kjo është e vetmja mënyrë për ta ndërtuar qytetin tonë bashkë. Por nuk i besojmë matrapazëve që duan ta kthejnë kaosin si mënyrë për tu pasuruar në kurriz të qytetarëve.
Qytetarë të Prishtinës, beteja për Prishtinën është betejë e jona e përbashkët, asnjëherë e lehtë por gjithmonë me fitore.
Rendi dhe rregulli në përballje me kaosin!
Shërbimet në përballje me katrahurën!
Ndershmëria në përballje me nepotizmin e korrupcionin!
Sinqeriteti në përballje me propagandën!
Qytetaria aktive në përballje me klientelizmin!
Për Prishtinën, gjithmonë bashkë!

Në trend Lajme

Më shumë
Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Kronika e Zezë
‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Lajme
Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Drejtësi
Kalo në kategori