Anthony Joshua është një ‘bishë’ e vërtetë! Një gur me muskuj funksional. Njeri i cili jo vetëm se e kupton rëndësinë e ndërtimit të masës, por edhe fleksibilitetin dhe mobilitetin
Veç këtyre, ai ka edhe një goditje tejet të fortë.
Mbi të gjitha, trupi i tij duket me të vërtetë seksi dhe mashkullor, transmeton Telegrafi.
AJ për momentin po konsiderohet si një nga boksierët më të mirë që ka parë bota, por kjo nuk vjen falas e as me lotari. Ai punon për këtë, ndërsa shpeshherë i shpenzon 10 orë në palestër.
A jeni të inspiruar të stërviteni si një kampion? Nuk ju fajësojmë – prandaj, merrni lapsin, bëhuni gati dhe shënoni këto katër këshillat që Joshua ka për ju:
Rëndësia e muskujve të barkut
Joshua e thekson rëndësinë e të punuarit dhe të pasurit një bark të fortë si hekuri.
“Përderisa të qenit i madh mund të duket mirë në pasqyre, një trup i shëndetshëm dhe i fortë është më i rëndësishëm. Çdo muskul në trup duhet ta ketë vëmendjen e njëjtë nga ju – prandaj mos i shmangni ushtrimet e këmbëve, dhe në zemrën e të gjitha gjymtyrëve tuaja është barku. Pra, ushtrojeni barkun mirë! “
Mos ushtroni pa ndonjë qëllim të caktuar
Për Joshuan, përqendrimi është suprem. Ushtroni mençur, ushtroni shumë dhe gjithmonë jepeni më të mirën!
“Bëjeni më të mirën që mundeni; caktojani vetës një qëllim dhe përmbajuni atij qëllimi sepse gjithmonë do të përfundoni më mirë se ç’keni filluar”.
Nëse jeni në mesin e atyre personave që shëtitet në palestër, e bën një ushtrim të lehtë dhe fillon të rrijë në celular – atëherë ndaluni. Urgjent! Tejkalimi i limiteve shpije në progres, dhe nëse nuk dini si duhet të shënoni progres, ju nuk do të shkoni askund, që do të thotë ëndrrat tuaja do të mbesin asgjë. Thjesht, vendoseni në mendjen tuaj qëllimin ku dëshironi ta shihni veten dhe punoni për realizimin e atij qëllimi, transmeton Telegrafi.
Shijojeni
Përderisa ushtrimet e rënda janë pjesë e rutinës së Joshuas, ai përpiqet të argëtohet gjatë tyre.
“Mes seteve apo intervaleve, më pëlqen të qesh. Qeshja më jep një vetëbesim se jam i përsosur, se mund ta kalojë dhimbjen dhe të argëtohem njëkohësisht”, thotë AJ.
Cili është mesazhi i tij këtu? Mos i shikoni ushtrimet si detyrë, por gjejeni një ushtrim që ju pëlqen dhe argëtohuni me të për të arritur rezultate më të mëdha.
Vendosmëria!
Për syrin e patrajtuar, boksi është sport i dhunshëm dhe agresiv, por kështu nuk e sheh kampioni. “Unë kam mësuar se duhet të jeni të vendosur. Nuk është dhunë apo agresion. Është thjesht vendosmëri”.
E njëjta mund të thuhet për ushtrimet fizike – të ushtruarit shumë nuk mjafton, por duhet të kaloni nëpër rrugë të vështira dhe të qëndroni të vendosur. Suksesin mund ta arrini vetëm me vendosmëri të plotë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
Pse gjërat e këqija u ndodhin njerëzve të mirë?
A mund të jetë një lidhje paralele e kënaqshme për partnerin që tradhton?
10 arsye pse nuk i reziston dot një Akrepi. Megjithatë, kujdes!
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët