LAJMI I FUNDIT:

Halimi: Masa ndaj kompanisë për vonesat e publikimit të rezultateve zgjedhore (Video)

Halimi: Masa ndaj kompanisë për vonesat e publikimit të rezultateve zgjedhore (Video)

Kryeshefi ekzekutiv i KQZ-së, Enis Halimi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka treguar shkaqet e vonesës së publikimit të rezultateve në faqen e KQZ-së, për zgjedhjet e 22 tetorit.

Halimi ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të problemeve teknike që ka pasur kompania e kontraktuar në serverin kryesor të faqes së KQZ-së.


“Të gjitha rezultatet i kemi marrë me kohë nga qendrat e votimit, por nuk kemi mundur t’i publikojmë për shkak të problemeve teknike nga kompania që kemi kontraktuar”, ka thënë Halimi.

Ai tutje ka treguar se kompania e cila ka pasur për obligim plasimin e të rezultateve në faqen e KQZ-së, vjen nga Maqedonia.

Halimi ka thënë se ndaj të njëjtës kompani do të merren masa konfrom kushteve të kontratës.

“Jemi në proces, dhe do të ketë penalizimet e veta për shkak të çalimit të punës konfrom kushteve të kontratës”, u shpreh Halimi.

Ai shtoi se e njëjta kompani ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve edhe në vitin 2013 dhe 2014.

Sipas tij, gjatë zgjedhjeve parlamentare në qershor të 2017-ës, kishte disa sulme kibernetike të cilat i kanë denoncuar tek organet kompetente. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori