Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha, ka theksuar se FSK e ka përmbushur mandatin e saj, duke arritur kapacitetet operacionale, duke e qenë e gatshme për transformim në ushtrinë e Kosovës.
Ai këto komente i ka bërë në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së.
Berisha tha se janë të fokusuar në vendosjen e politikave strategjike, me qëllim që FSK t’i mirëmbajë kapacitetet e veta, t’i avancojë ato dhe t’i zhvillojë në të ardhmen, si forcë profesionale e multi-etnike, e cila do të jetë në të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Si prioritet kryesor sipas tij, është edukimi profesional i burimeve njerëzore brenda FSK-së.
“Jemi në rrugë të mirë. FSK ka ngritur një komision për transformimin dhe modernizimin e FSK-së dhe ai komision ka kryer shumë punë të mëdha. Ne si FSK do të jemi në mbështetje të politikës, për transformim. Por siç dihet kjo është çështje politike. Është tepër me rëndësi që ta kemi një koordinim të mirë ndërinstitucional. Një bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe në të ardhmen ta kemi dhe një përafrim me komunitetin serb, sepse kjo është në të mirën e të gjithëve. Në e dimë që në të kaluarën ka ndodhur një luftë, por ajo është e kaluar. Ne duhet të fokusohemi drejt të ardhmes. Sepse kjo është interes dhe i joni dhe i gjithë qytetarëve të Kosovës. Transformimi i FSK-së është në të mirë të gjithë qytetarëve. Dhe ne këtë mesazh duam që në të ardhmen ta përcjellim tek çdo qytetar i Kosovës. Me rëndësi është që komunitetit që është pranuar 163 minoritete, tre prej tyre janë dhe nga veriu i Kosovës, që është një hap i mirë dhe pozitiv”, tha Berisha.
Ministri Berisha ka folur edhe për rishikim e buxhetit për FSK-në, duke theksuar se për vitin 2018, kemi rritje të buxhetit, në shumën prej 54 milionë.
“Dje e kemi pasur dhe dëgjimin buxhetor për vitin fiskal 2018 me Ministrinë e Financave. Realisht nuk është ai buxhet të cilin ne e presim. Sepse sipas rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë, është paraparë që çdo vit fiskal buxheti të rritet për 5 milionë euro. Por përgjigja është se tani për tani ky buxhet është kaq. Në vitin 2018 kemi rritje rreth 3 milionë euro. Derisa buxheti i vitit 2017 ka qenë diku 51 milionë e 35 mijë euro, propozimi është që kjo të arrijë diku 54 milionë euro”, tha ai.
Ndërkaq, anëtari i këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Rexhep Selimi, tha se FSK do ta ketë mbështetjen e tyre për avancimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës, derisa kërkoi nga ministri që ta kenë qasjen e duhur në çështjet buxhetore, e që kanë të bëjnë me FSK-në e sotme dhe procesin e transformimit të saj në ushtri.
“Mendoj që nga buxheti do të duhej të fillohej serioziteti ose veprimet praktike për avancimin e kësaj force. Tash ndoshta nuk është personale, por përvoja jonë e përbashkët na bën që të kemi të drejtën, që t’iu shtyjmë sa më shumë në rrugën e avancimit të kapaciteteve ushtarake. Ne njihemi që nga lufta. Në luftë kemi qene krahë për krahë. Ne parlament jemi ballë për ballë. Por kur të vjen puna për formimin e ushtrisë, prapë jemi krahë për krahë. Dhe kjo besoj që është e rëndësishme për ju. Atë çfarë ne iu garantojmë, iu garantojmë një mbikëqyrje të rreptë, e cila ndoshta ndonjëherë do t’iu bezdis dhe është mirë që iu bezdis”, tha Selimi. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë