LAJMI I FUNDIT:

Grujevski dhe Boshkoski sot para gjykatës në Selanik

Grujevski dhe Boshkoski sot para gjykatës në Selanik

Në gjykatën e Selanikit sot duhet të mbahet gjykimi i kryeshefit të Drejtorisë së pestë të MPB-së, Goran Grujevksi dhe të punësuarit në DSK Nikolla Boshkoski, për të cilët autoritetet e Maqedonisë kishin lëshuar flet-arrest ndërkombëtar, shkruajnë mediat greke, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të premten e kaluar të njejtët u nxjerrën para gjykatësit por për mungesë të përkthyesve e njejta seancë u anulua për sot.

Që të dy janë të akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike për shkatërrim të sistemit për përgjime në DSK. Këta janë të hetuar në lëndët ”Fortesa”, ”Shënjestra” dhe ”Fortesa 2”.


Më 18 tetor që të dy ishin kapur në aeroportin e Selanikut dhe që atëherë janë të arrestuar. Atëherë kanë tentuar që me pasaporta të rrejshme të ikin me aeroplan drejt Budapestit. /Telegrafi/