LAJMI I FUNDIT:

Brenda ushtrisë sekrete të Kim Jong-un: Pamje që tregojnë se “fuqia e tij është shumë më e dobët se që pretendohet”! (Foto)

Brenda ushtrisë sekrete të Kim Jong-un: Pamje që tregojnë se “fuqia e tij është shumë më e dobët se që pretendohet”! (Foto)

Fytyra e vërtetë e ushtrisë së Kim Jong-un është zbuluar në fotografitë e ndaluara tronditëse të kontrabanduara nga Koreja e Veriut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në disa pamje, të marra nga një turist gjatë një vizite të kohëve të fundit, ushtarët janë parë duke shëtitur në rrugë dhe duke punuar mbi kamionë të dëmtuar.

Siç edhe mund të shihet, një foto tregon një ushtare femër në detyrë në take të larta, ndërsa një tjetër tregon të paktën 14 burra të futur në një makinë në të cilën ka vend vetëm për gjashtë të tillë.


Disa kamionë duket se janë vënë në funksion nga gjeneratorët e gazit me dru – një teknologji që nuk është e zakonshme në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Të gjitha këto pamje vijnë kur diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, vazhdon të rrisë tensionet me luftën e tij të fjalëve me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

E së fundmi, Japonia u zotua për një “veprim të menjëhershëm” kundër shtetit pas fitores së zgjedhjeve të liderit.

Por, sipas mediave, fjalët bombë të Kimit duken të zbrazëta me fotot e ushtrisë së tij të papërgatitur.

Fotografi, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha se pak ushtarë që ai pa, dukeshin të gatshëm për të vepruar. Kjo ishte edhe në kufi me “rivalët armiqësorë” të Koresë së Jugut.

“Ne nuk pamë më shumë ushtarë larg asaj që shihni në fotografitë e mia”, ka thënë fotografia. “Dhe askush nuk dukej i gatshëm për luftime”.

Dhe, ndonëse ekspertët pajtohen se ushtria e Koresë së Veriut është dukshëm më pak e aftë se ajo e Koresë së Jugut fqinje, gjithsesi thonë se forcat e Kim nuk duhet të nënvlerësohen.

Malcolm Chalmers, mendon se trupat e Koresë Veriore mund të bëjnë luftë guerile.

Ai tha: “Në thelb aftësia ushtarake konvencionale e Koresë së Veriut është shumë më e dobët se ajo e Koresë së Jugut dhe SHBA”.

“Ata kanë shumë pak në rrugën e fuqisë ajrore dhe aftësive të mbrojtjes ajrore”.

“Ata ekzistojnë, por përsëri, ata nuk janë shumë të fuqishëm”.

“Por sapo të fshihen në qytete dhe në fshat dhe të presin të dëmtojnë forcat pushtuese, mendoj se kjo mund të krijojë shumë vështirësi”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Kalo në kategori