Lidhja Demokratike e Kosovës është në balotazh për Komunën më të madhe, atë të Prishtinës. Kandidati i LDK-së do të përballet me Shpend Ahmetin, i cili në këto zgjedhje nuk arriti votat që i duheshin për t’u rimandatuar.
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëkohësisht kryetar i LDK-së, ka folur për Top Channel, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të së dielës.
“Unë vlerësoj se ishte një proces mjaft i mirë, i rregullt dhe mjaft transparent. Ka pasur disa lëshime në terren, por ato janë tejkaluar gjatë ditës. Ne kemi arritur të tregojmë rezultate shumë të mira, kemi fituar 4 komuna në këtë raund të parë zgjedhor”, tha Mustafa.
“Presim që edhe Komunën e Podujevës, ku kemi rezultat favorizues mund ta fitojmë pa balotazh, por për këtë duhet të përfundojë numërimi i votave nga diaspora dhe ato me kusht. Në balotazh do të shkojmë edhe për 10 komuna të tjera dhe vlerësoj se do t’i fitojmë të gjitha ato ku kemi qeverisur në këtë mandat që sapo përfundoi. Shpresojmë edhe 3 komuna të tjera ku kemi shfaqur rezultate shumë të mira. Në votën e përgjithshme rezultojmë shumë mirë”.
Ndërkaq, Mustafa foli edhe rreth asaj se si do të hyjë LDK-ja në garën për balotazh në Prishtinë me Vetëvendosjen dhe me cilat parti do të bashkëpunojë.
“Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë qytetarët, pa pasur ndonjë orientim të veçantë që të bëjmë marrëveshje koalicioni me ndonjë nga partitë. Do të preferonim koalicionin me qytetarët, sepse vlerësoj që Arbani ka përkrahjen e qytetarëve në Prishtinë dhe ne do të arrijmë ta fitojmë në balotazh Prishtinën, për ta kthyer nën qeverisjen tonë”
“Arbani ka qenë mjaft i saktë dhe konkret në prezantimin e programit të tij qeverisës para qytetarëve të Prishtinës. Ai ka marrë një përkrahje të madhe, edhe pse në një periudhë shumë të shkurtër kohore, ndaj unë vlerësoj se ai do të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve më 19 nëntor, kur të votohet për balotazhin”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Moti për pesë ditët e ardhshme
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet