Rritet bashkëpunimi mes qytetarëve dhe Administratës Tatimore të Kosovës, duke raportuar parregullsitë tatimore, evazionin fiskal, rastet korruptive, si dhe dukurit tjera negative që ndërlidhen me sistemin tatimor në Kosovë.
ATK në mënyrë që të jetë më e suksesshme në luftimin e këtyre dukurive, ka të instaluar linjën pa pagesë 0800 80 800, si dhe kutit e vërejtjeve të cilat janë të vendosura në të gjitha zyrat regjionale të ATK-së, përmes së cilës qytetarët mund të lajmërojnë për çdo parregullsi tatimore.
Qytetarët në vazhdimësi janë duke reflektuar besim ndaj ATK-së, duke bashkëpunuar në mënyrë që të kapen rastet të cilat krijojnë shmangie tatimore, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës nga ana e zyrtarëve të ATK-së.
Vetëm gjatë periudhës Janar-Shtator të këtij viti, përmes linjës online janë 282 raste të cilat i janë përcjellë operativës për verifikim, ku si rezultat i të gjeturave në teren janë lëshuar 117 gjoba, në vlerë prej 124,618 euro. Ndërsa, rastet e lajmëruara përmes kutive të vërejtjeve për periudhën e njëjtë shkojnë deri në 215, e që nga parregullsitë tatimore të konstatuara janë lëshuar 147 gjoba, në vlerë prej 56,700.00 euro. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2016, kemi rritje të raportimeve përmes këtyre dy mundësive për rreth 10%.
Sigurisht, një bashkëpunim si ky ka dhënë efektet e tij edhe në rritjen e të hyrave, rritjen e numrit të bizneseve të fiskalizuara, hetimin e disa bizneseve të cilat dyshohen për shmangie tatimore, monitorimin më efikas të veprimtarive të lojërave të fatit, ku ka pasur mbyllje të shumë subjekteve të lojërave të fatit etj.
Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit dhe evazionin fiskal në lidhje me ATK-në, t’i raportojnë në linjën pa pagesë 0800-80-800, (burimi i informatave çdoherë do të jetë konfidencial) ashtu që së bashku të ndërtojmë institucionet tona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
Çfarë përfiton Kosova nga Marrëveshja për Tregti të Lirë me EFTA-n?
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar