Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e së hënës mblodhi grupin parlamentar të Partisë Socialiste për të bërë të qartë qëndrimin e saj ndaj kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda lidhur me deputetin Saimir Tahiri.
“A është i pafajshëm Saimir Tahiri? Në Shqipëri, pas prindërve të tij, vij unë që dëshiroj të besoj pafahësinë e Saimirit. Por, unë nuk jam prind”, e nisi fjalën e tij Rama.
“Në 8 vite punë në PS, ishte i pari që hyri në seli pas meje kur sapo isha zgjedhur kryetar. I ngjiti shkallët një e nga një me ambicie të fortë e vullnet të veçantë. Për meritat e tij u zgjodh edhe ministër i Brendshëm. Nuk i ndërhyra kurrë në zgjedhjet e bashkëpunëtorëve në Ministrinë e Brendshme. I miratova pa ngurrim kandidaturat për drejtorë të Policisë së Shtetit. Nuk e kam pasur kurrë numrin e të parit apo të dytit në telefonin tim. Çdo mesazh të qytetarëve për policinë ia kaloja ministrit. Nuk kam folur në telefon me asnjë drejtor policie apo komisariati. Ishte jetëgjatë në detyrën e ministrit të Brendshëm sepse i dhamë besim të jashtëzakonshëm dhe nuk ia kursyem mbështetjen për ta drejtuar ministrinë si drejtues i pakontestuar i projektit më ambicioz. Sot jemi mbledhur të flasim për çfarë duhet të bëjmë ne lidhur me kërkesën e prokurorisë, që nuk kërkon vetëm masa të rënda shtrënguese, por edhe arrestimin e Saimir Tahirit”, tha kreu i qeverisë.
Edi Rama nënvizoi “kjo i ngjan një farse të inskenuar nga amatorë inatçi”, por theksoi gjithashtu se do të zhgënjehej shumë nëse “Saimir Tahiri nuk është ai që unë njoh dhe i kam besuar”.
“Është kopje surrogato e gjyqit politik që e kemi parë 4 vite në Parlament. Por, pyetja a është i pafajshëm nuk është e tepërt. Përgjigjen e Saimirit e kam dëgjuar: kam gabuar me makinën duke mos më shkuar mendja për pasojat. Nuk mund të mjaftohem me fjalën e tij sepse akuzat janë nga një organ ligjzbatues, jo nga kazani i politikës dhe medias. Do të ishte zhgënjimi më i rëndë nëse do të zbuloja se Saimir Tahiri nuk është ai që unë njoh dhe i kam besuar. Ndaj, ju them, se për mua nga çasti i parë, sot e deri kur të dalë e vërteta nuk ka rëndësi asgjë tjetër përveç përgjigjes së pyetjes “a është i pafajshëm Saimir Tahiri?”
Kësaj pyetjeje unë nuk i iki. Boll e kam bërë avokatin e Saimir Tahirit për 4 vjet. Nuk jam pishman sepse nuk kam si të jem. Kjo parti nuk do të bëhet mburoja e askujt përballë drejtësisë, por nuk do të lëmë që të griset Kushtetuta me alibinë se po luftohet krimi e korrupsioni. Drejtësi po, arbitraritet jo. Në cilin shtet i kërkohet të akuzuarit të provojë se nuk është fajtor? E ka ndarë bota këtë punë: ai që akuzohet nuk ka detyrim të provojë se nuk i ka bërë ato për të cilat akuzohet. Janë ata që akuzojnë që duhet të provojnë akuzat që ngrenë mbi të. Kur shqiptarët presin nisjen e vettingut për të parë pas 27 vjetësh rezultatet e reformës në drejtësi, nuk mund të pranohet që drejtësia të hyjë në spiralen e një farse ndaj një deputeti”, u shpreh Rama. /TopChannel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A