LAJMI I FUNDIT:

Zakharieva: Bullgaria dhe Greqia janë të gatshme t’i ndihmojnë Maqedonisë në zbatimin e reformave

Zakharieva: Bullgaria dhe Greqia janë të gatshme t’i ndihmojnë Maqedonisë në zbatimin e reformave

Bullgaria dhe Greqia janë të gatshëm t’i ndihmojnë Maqedonisë për zbatimin e reformave për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, deklaroi zëvendës kryeministri dhe ministrja për punë të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva.

“Në fillim është e nevojshme të ndërtohet besim ndërmjet udhëheqësive politike. Ata kanë rrugë të gjatë para tyre dhe shumë reforma për të zbatuar para se të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Biseduam me Greqinë dhe jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertë për të ndihmuar Qeverinë të zbatojë reformat e detyrueshme”, tha Zakharieva në intervistë për radion bullgare “Darik”.


Sipas saj, pengesë për pranimin e Maqedonisë në BE ishte “Politika e vendit që është kundër fqinjve të vet, kundër Bullgarisë, kundër Greqisë”.

“Mbajtja e qëndrimit “Ne jemi më të mëdhenjtë” nuk ndihmon. Qytetarët e Maqedonisë duan të jenë të integruar. Ajo është njëra nga arsyet pse ende nuk janë filluar negociatat. Nuk ekziston mundësi që shtetet evropiane të pajtohen me politikë të tillë”, tha Zakharieva.

Ajo vlerësoi se Qeveria e re e Maqedonisë ka plan shumë të qartë për reformat dhe mendohet së shpejti të mbahet seancë e përbashkët e qeverive të Maqedonsië dhe Bullgarisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori