Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, dhe dy prokurorët, Elisabeta Imeraj dhe Gentian Osmani, u paraqitën mëngjesin e të shtunës në Kuvend me dëshmi të reja, që sipas tyre, do të shërbenin për t’i hequr imunitetin deputetit Saimir Tahiri.
Në nisje të seancës së dytë të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, prokurori Besim Hajdarmataj i kërkoi kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të zhvillonte seancë pa media dhe pa praninë e deputetit Saimir Tahiri për të paraqitur prova te reja, që vërtetojnë implikimin e ministrit për akuzën e “trafikut të narkotikëve” në bashkëpunim me vëllezërit Habilaj.
Burime tepër konfidenciale nga mbledhja me dyer të mbyllura e zhvilluar në Kuvend pohojnë për “Panorama” se, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë deklaruar se nga institucionet e drejtësisë italiane ka mbërritur në Shqipëri një dosje e plotë me 1800 faqe, në të cilën, sipas prokurorëve, vërtetohet edhe më qartë lidhja dhe implikimi ishministrit Tahirit me vëllezërit Habilaj.
Sipas të njëjtave burime, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë konfirmuar se nga dosja voluminoze prej 1800 faqëshe është një tjetër fakt që dëshmon se makina “AUDI” e ish-ministrit Tahiri me targa AA 003 GB, mund të jetë përdorur për trafik të lëndëve narkotike.
Nga përgjimet ambientale që i janë bërë dy trafikantëve, është konstatuar se ata i kanë paguar shuma të mëdha vëllezërve Habilaj që të përdornin në disa raste “Audi”n me targa AA 003 GB, pasi ai ishte në emër të ish-ministrit Tahiri dhe nuk ndalohej nga autoritetet. Gjithashtu, në përgjimet e administruara tashmë edhe nga Prokurorët e Krimeve të Rënda, flitet edhe për një dhuratë që i është bërë shtetasit me emrin Saimir, (për të cilin Prokuroria pretendon se është ish-ministri Saimir Tahiri) një varëse me vlerë 15 mijë euro, prej diamanti dhe kostume të shtrenjta. /Syri.net/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles