LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Me Serbinë të hapet edhe çështja e fondeve pensionale

Haradinaj: Me Serbinë të hapet edhe çështja e fondeve pensionale

Përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe të Moshuarve të Kosovës, gjatë një takimi me kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë shprehur shqetësimet për Ligjin e Skemave Pensionale, i cili, sipas tyre, duhet të rikthehet te ligji i miratuar që më 2006, por që nuk është zbatuar kurrë, për shkak të, siç është thënë, kostos së lart që Kosova nuk ishte në gjendje ta përballonte.

Po ashtu ata shprehën mospajtimin e tyre me Ligjin për organizimin sindikal i cili i përjashton ata si dhe për mos hapjen e çështjes së fondeve të plaçkitura nga Serbia nga delegacioni kosovar në procesin e bisedimeve të Brukselit.

Sindikalistët pensionistë shtruan edhe çështje tjera, siç janë shfrytëzimi i përbashkët i hapësirave publike që Lidhja e Pensionistëve të Kosovës i ka lëshuar me qira, si dhe problemet e organizimit të brendshëm.


Kryeministri Haradinaj u ka premtuar sindikalistëve se së bashku me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, do të shikohen mundësitë e transformimit të Ligjit mbi Skemat Pensionale në Ligj të mirëfilltë të pensionistëve dhe invalidëve.

Haradinaj tha se partitë politike duhet t’ua njohin pavarësinë sindikatave dhe të mos interferojnë në çështjet e tyre të brendshme.

Ai tha se në bisedimet finale me Serbinë, pasi që Kosova ta ketë një ligj të mirëfilltë për pensionet e punës dhe invalidëve të punës, duhet të hapet edhe çështja e fondeve pensionale.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori