Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka deklaruar se të dielën do t’i kenë 220 përfaqësues nga ky mision në komunat veriore të Kosovës. Sipas tij, sipas udhëzimeve të KQZ-së qytetarët e veriut do të mundë të votojnë edhe me letërnjoftim të vlefshëm të Serbisë
Fakti që Kosova ka më shumë votues sesa banorë është pasojë e mospastrimit të regjistrit civil, me ç’rast as lista e votuesve nuk mund të ndryshohet pa u ndryshuar regjistri.
Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, duke shtuar se ka gjithmonë rrezik për parregullsi në proces nëse të vdekurit figurojnë në listën e votuesve.
Ambasadori Braathu ka bërë të ditur se edhe vëzhguesit e Bashkimit Evropian, të cilët kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare, i kanë bërë dy rekomandime për institucionet e Kosovës: të bëhet përpjekje e madhe që të hiqen personat e vdekur nga regjistri civil dhe më pas edhe nga lista e votuesve, si dhe të ekzistojë një sistem i unifikuar i adresave në Kosovë.
Misioni i OSBE-së në zgjedhjet lokale të së dielës do t’i dërgojë 220 përfaqësues në komunat veriore të Kosovës, të cilët do t’i ofrojnë këshilla teknike komisioneve komunale.
Sa i përket mundësisë së serbëve të veriut të Kosovës që në ditën e zgjedhjeve të votojnë me dokumente të Serbisë ambasadori Braathu ka thënë se sipas udhëzimeve të KQZ-së një gjë e tillë është e mundur.
“Ne ndjekim udhëzimet e KQZ-së dhe kjo e fundit ka marrë një vendim për të ndjekur Ligjin Zgjedhor. Në Ligjin Zgjedhor ka një listë të dokumenteve të pranuara: letërnjoftimet e vlefshme, që do të thotë, edhe para dialogut të Brukselit por që është rikonfirmuar edhe në dialogun e Brukselit, identitete të vlefshme serbe, patentën e shoferit. Është e shkruar qartë ashtu”, ka thënë Braathu. /Zeri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Kërcënoi Kurtin në emër të “Brigada Sever”, arrestohet një person në Zveçan
Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit për Punë Sociale
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025