Kreu i Klubit të Futbollit “Flamurtari” nga Prishtina, Imer Ademi, përmes një letre publike ka kërkuar falje nga të gjithë sportadëshit, e në mënyrë të veçantë nga KF Vëllaznimi, për atë që ndodhi në stadiumin e saj.
Ademi ka thënë se distancohet tërësisht nga kjo sjellje, të cilën thotë se e shkaktuan individë që nuk ia duan të mirën Flamurtarit. Për më tepër ai ka kërkuar nga organet e rendit që të zbardhin të gjitha detajet e ngjarjes dhe ndaj kryerësve të merren masa.
Me Vëllaznimin thotë se do të thellimin e bashkëpunimit, për të luftuar bashkë sjelljet josportive në fusha të blerta.
Kanë qenë minutat e fundit të ndeshjes kur Vëllaznimi barazoi në ndeshjen që e dominonte deri atëherë Flamurtari, për të shfaqur nervozizëm te disa tifozë. Njëri nga ta ka hyrë në fushë dhe ka goditur me shufër hekuri dy futbollistë gjakovarë. Përleshjet kanë vazhduar edhe nga tifozë të tjerë.
Më poshtë është letra e plotë e kryetarit të KF Flamurtari:
KF Flamurtari nga Prishtina i kërkon falje opinionit sportëdashës në Kosovë, e në veçanti KF Vëllaznimi nga Gjakova për ngjarjen e sotme në ndeshjen Flamurtari-Vëllaznimi.
Me këtë rast dua të njoftojmë opinionin se personat të cilët kanë shkaktuar këtë ngjarje të shëmtuar futbollistike por edhe njerëzore nuk kanë të bëjnë me klubin tonë. Ne si klub distancohemi nga veprimet e tilla të cilat e dëmtojnë jo vetëm klubin tonë por edhe futbollin në përgjithësi.
Jemi të vendosur që në asnjë mënyrë kjo ngjarje të mos ndikojë në raportet në mes të klubit tonë dhe atij të Vëllaznimit të Gjakovës për të cilët shprehim keqardhjen tonë.
Para këtij takimi kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në mënyrë që kjo ndeshje të zhvillohet në frymën e fair–playt dhe në fakt sjellja e të gjithë protagonistëve në fushë ka qenë jashtëzakonisht korrekte nga të dyja palët.
Me këtë rast kemi pësuar për shkak të disa individëve të caktuar që ishin të pranishëm në tribuna për të cilët dyshojmë se ishin kundër vet ekipit të Flamurtarit.
Kërkojmë edhe nga organet e rendit që të marrin masat e duhura për shkaktarët e këtij incidenti.
Krejt në fund shprehim edhe njëherë indinjatën e thellë për këtë ngjarje të shëmtuar dhe në të njëjtën kohë distancohemi nga çdo veprim i tillë.
KF Vëllaznimi nga Gjakova jo vetëm që i kërkojmë falje por kërkojmë që të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin tonë dhe së bashku të luftojmë këto dukuri negative, ndërsa neve na mbetet që të organizohemi dhe të bëhemi edhe më të fuqishëm në mënyrë që e mira të mund të keqen.
Me respekt
Imer Ademi, President i KF Flamurtari – Prishtinë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Thomas Tuchel kërkon yllin e Barcelonës si nënshkrimin e parë nëse ai bëhet trajner i Man Utd
Rooney zgjedh ekipin më mbresëlënës deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës
Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë
Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit
Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona
Paqe mes Italisë dhe Belgjikës, Franca shpartallon Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp