LAJMI I FUNDIT:

Qëndrime plotësisht të kundërta të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së për korrektësinë e proceit zgjedhor

Qëndrime plotësisht të kundërta të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së për korrektësinë e proceit zgjedhor

OBRM-PDUKM edhe më tej vlerëson se zgjedhjet kanë qenë jo korrekte edhe pse raportet e institucioneve vendase dhe të huaja nuk dhanë nota të tilla.

“Procesi zgjedhor në Maqedoni u zhvillua në atmosferë të tensionuar me ndërprerje të votimit në më shumë vendvotime dhe me një sërë parregullsi, si: incidente, kërcënime, shantazh dhe blerje votash. LSDM në këtë mënyrë të veprimit kriminal la njollë të zezë në procesin zgjedhor në Maqedoni”, thonë nga OBRM-PDUKM në lidhje me zgjedhjet lokale në vend.


Nga LSDM ftojnë OBRM-PDUKM-në të kthehet në realitet dhe të pranojë humbjen në zgjedhjet lokale të cilat u vlerësuan si fer dhe demokratike nga institucionet relevante.

“OBRM-PDUKM nuk mund të pajtohet me faktin se Maqedonia, më në fund, pas një periudhe të gjatë organizoi zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike në të cilat qytetarët votuan lirshëm dhe pa shtypje, gjë që u vërtetua edhe nga raportet e institucioneve relevante. Është e qartë se OBRM-PDUKM nuk mund të funksionojë në kushte të rregullta dhe vazhdon të kërkojë arsyetim për humbjen e thellë”, thuhet në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori