LAJMI I FUNDIT:

Imuniteti i Tahirit, vendoset të shtunën

Imuniteti i Tahirit, vendoset të shtunën

Për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri do të vendoset të shtunën paradite, kur do të mblidhet sërish Këshilli për Imunitetet dhe Mandatet.

Ka qenë ky vendimi që kryetari i këshillit, Gramoz Ruçi i ka komunikuar mbrojtjes së Tahirit në përfundim të mbledhjes, pasi ka dëgjuar pretendimet e të gjitha palëve, përfshirë të opozitës dhe prokurorëve. Mbledhja filloi me avokatin e Tahirit, që kërkoi shtyrjen e marrjes së vendimit, duke deklaruar se, një mbrojtje e arsyeshme kërkon një afat kohor prej 3 ditësh. Kërkesë kjo që ka shkaktuar një debat mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.


Enkelejd Alibeaj, PD:

Kjo është alibia e radhës drejt pandëshkueshmërisë. Po vendosni ta shtyni. Zoti kryetar ju po shkelni procedurën. Sot nuk kemi për qëllim t’i vëmë prangat dikujt. Ky është momenti i së vërtetës për reformën në drejtësi. Keni pasur kohë, keni pasur dosjen, nuk ka elementë të rinj siç deklaroni, ndaj duhet të vijojmë një orë e më parë me procedimin. Boll kohë u kemi dhënë shkelësve të ligjit të prishin provat.

Bledi Çuçi, PS: Personalisht nuk do ta zgjasja një sekondë këtë farsë të ardhur nga prokuroria. Por këtu jemi për të respektuar procedurat parlamentare, përfshirë të drejtat e çdokujt para Kushtetutës dhe ligjit. Nëse deputetit që akuzohet për një krim shumë të rëndë dhe prokuroria ka ardhur për ta arrestuar nuk i lind e drejta që të mbrohet, ky është një turp i këtij Parlamenti. Një kërkesë e tillë u bë për Lulzim Bashën në 2007. U bënë 6 mbledhje të Këshillit, më shumë se dy muaj kohë. Kurse ai po kërkon 3 ditë, brenda datës që kemi caktuar si seancë plenare. Jemi brenda çdo afati procedurial. Unë jam i bindur që kemi të bëjmë me një farsë. Por duhet të dëgjojmë deri në fund personin. Është në nder të këshillit që ne t’i lëmë afat mbrojtjes.

Genti Strazimiri, PD: Mbrojtja bëhet në gjykatë, jo këtu.

Eduard Halimi, PD: Në 2007, Lulzim Basha ka kërkuar vetë t’i hiqet imuniteti. Ka ardhur këtu në sallë dhe ka thënë ma hiqni imunitetin sot. E dyta, në 2007 prokuroria nuk ka kërkuar arrestimin e Bashës dhe Basha nuk akuzohej për përfshirje në trafik droge. Sot është një akuzë e tillë dhe kërkohet arrestimi i deputetit. Provat e sjella nga prokuroria janë të mjaftueshme për dyshime të arsyeshme.

Gramoz Ruçi, kryetar: Nuk mund të vijë asnjë organ tjetër dhe t’i thotë këshillit miratojeni sot. Organi i akuzës ka atributin për ta ndaluar saimir tahirin dhe ne rregullorja në lejon që brenda 4 ditëve të shprehet po ose jo. në rastin konkret, prokuroria ka paraqitur një kërkesë që kërkon ndalimin dhe sipas rregulloresh, ky këshill ka në dispozicion 4 javë. Dhe parlamenti e vendos në seancën më të parë, në fillim të rendit të ditës.

Prokurori i çështjes: Ne i kemi parashtruar kërkesat, argumentet dhe arsyet përse e kërkojmë një autorizim sot. Ne nuk e dimë se cili mund të jetë vendimi juaj, kështu që nuk mund të shprehemi.

Gramoz Ruçi, kryetar: Vlerësoj se është e domosdoshme marrja në konsideratë e kërkesës, zotërinj të palës mbrojtëse, e hëna është vonë. Keni kohë deri nesër. Nesër në orën 10 duhet të vini këtu. Me deputetin Basha ka zgjatur 60 ditë mbledhja e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve.

Enkelejd Alibeaj, PD: Hidhe në votim! Kjo është e turpshme! Ti sapo pranove fajin pa filluar gjyqin!

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori