Ngjashëm si edhe në proceset paraprake, edhe zgjedhjet e 22 tetorit do të vëzhgohen nga një numër i konsiderueshme i vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Organizata të shumta vendore dhe ndërkombëtare kanë paralajmëruar se do të vëzhgojnë nga afër procesin e zgjedhjeve lokale.
Përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thanë se me shumë se 33 mijë vëzhgues do ta përcjellin procesin zgjedhor.
Zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha për Radion Evropa e Lirë se KQZ-ja tashmë ka përgatitur plane që procesi i zgjedhjeve të mos ketë probleme.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje. Pastaj organizata joqeveritare vendore, institucione ndërkombëtare, pastaj organizata joqeveritare vendore, përfaqësi diplomatike të akredituar në Republikën e Kosovës si dhe media vendore dhe ndërkombëtare. Për KQZ-në vëzhgimi i procesit zgjedhor është thelbësor, pasi kjo do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve dhe akterëve të tjerë në procesin zgjedhor”, tha Elezi.
Vëzhgimin e zgjedhjeve të lokale të 22 tetorit, do ta bëjnë edhe organizata vendore, koalicioni i organizatave joqeveritare, “Demokracia në Veprim”.
Ismet Kryeziu, drejtor i Instituti Demokratik të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se në këto zgjedhje, nga ana e koalicioni të organizatave joqeveritare do të jenë të angazhuar mbi 2 mijë e 500 vëzhgues.
“Do të kemi mbi 2 mijë e 500 vëzhgues të angazhuar gjatë ditës në terren. Demokracia në Veprim do të ketë angazhuar në secilin vend votim të Kosovës vëzhgues. Normalisht që do të ketë ekipe mobile, rreth 100 vëzhgues që do të jenë të përfshirë në terren dhe do të kemi rreth 200 vullnetarë që do të jenë në qendrën e thirrjes në Prishtinë”, tha Kryeziu.
Kryeziu nuk parash ndonjë problem në ditën e zgjedhjeve, pasi sipas tij Kosovë tash e sa kohë ka qenë shembull në rajon për organizimin e mirë të zgjedhjeve.
“Kosova ka avancuar në procese zgjedhore dhe mendoj se ka shkuar drejt standardeve demokratike. Deri tani nuk ka ndonjë indikacion se mund të ketë ndonjë zhvillim të padëshiruar”, tha Kryeziu.
Zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thanë po ashtu se roli i Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), do jetë në i kufizuar dhe vetëm në ndihmën teknike në komunat veriore ku do të organizohen zgjedhjet lokale.
“Misioni i OSBE-së do të ketë një rol të kufizuar dhe atë vetëm në ditën e zgjedhjeve sikurse edhe në zgjedhjet e 11 qershorit, kryesisht në ndihmë teknike në 4 komunat e Republikës së Kosovës në veriun e vendit”, tha Valmir Elezi.
Autoritetet e rendit në Kosovë thonë se i kanë bërë përgatitjet e duhura për organizimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën më 22 tetor, në mënyrë që siguria në vend të jetë në nivel të lartë.
“Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, është primare për Policinë e Kosovës”, ka thënë Drejtori i Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni në një takim lidhur me angazhimin e Policisë në implementimin e planit policor për “Zgjedhjet lokale 2017”.
Më 22 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në 38 komunat e Kosovës. Në këtë proces zgjedhor do të zgjidhen kryetarët e rinj të komunave dhe këshilltarët nëpër asambletë komunale.
Në këto zgjedhje marrin pjesë 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur (qoftë për kryetarë komune apo për këshilltarë në kuvendet komunale). /Rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale
Besimi për kritikat nga qeveria e re: Nuk kam reaguar sepse u kam dhënë kohë të shohin gjërat
Nikolloski: Autostrada Shkup-Bllacë është një dështim i plotë, dy seksione po ndërtohen paralelisht
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro
Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit