Grupi për Studime Juridike dhe Politike theksojë rëndësinë e një procesi demokratik zgjedhor në Republikën e Kosovës duke kërkuar nga partitë politike që të jenë sa më transparente, si dhe të respektojnë Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike.
GSJP thekson se përkundër faktit që sot Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike caktoi me short auditorët të cilët janë përgjegjës për Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe Raporteve të Deklarimit Financiar të Fushatës së subjekteve politike, për vitet 2013, 2014, 2015 dhe 2016, ende vlen të theksohet që këto raporte të partive politike nuk janë audituar që nga viti 2013.
“Për më tepër, vlen të theksohet që partitë politike janë në përfundim të fushatave të tyre zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 22 Tetor 2017, ende pa u kryer auditimi i raporteve financiare të tyre për të katërtin vit radhazi. Kjo situatë dëmton zgjedhjet e drejta dhe të lira në Kosovë, si dhe transparencën dhe llogaridhënien e partive politike”, thuhet në komunikatë.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike bën thirrje që partitë politike të jenë sa më të hapura në lidhje me financimin e aktiviteteve politike të tyre që nga fillimi e deri në përfundim të fushatës elektorale.
“Partitë politike të bëjnë transparente Raportet e deklarimit financiar të fushatës zgjedhore, duke i publikuar në kohë që të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e partive politike sidomos gjatë fushatave zgjedhore në mënyre që këto të jenë të qasshme për të gjithë qytetarët e Kosovës. Gjithashtu, partitë politike duhet të publikojnë të gjitha shpenzimet e tyre që nga fillimi i fushatës zgjedhore e deri në përfundim të saj në mënyrë që të promovohet platforma zgjedhore, si dhe të rritet transparenca e partive politike”, thuhet në komunikatë.
GSJP thekson po ashtu se partitë politike gjithashtu duhet të publikojnë listën e të gjithë donatorëve dhe shumat e dhuruara për aktvitetet e partive politike në mënyrë që të parandalohen aferat e mundshme korruptive në mes të partive politike dhe donatorëve të tyre, sidomos gjatë procesit të tenderimit publik.
Sipas tyre, kjo gjithashtu do t’i mundësonte publikut të njoh lidhjet në mes të financuesve të partive politike dhe procesit të vendim-marrjes, si dhe shpenzimit të buxhetit të Kosovës.
“Siç dihet, disa nga partitë politike në fillim të këtij viti kanë publikuar raportet e tyre financiare vetëm pas presionit të ushtruar nga zyra e BE-së në Kosovë. Prandaj, Grupi për Studime Juridike dhe Politike iu bën thirrje partive politike që të respektojnë Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike dhe të bëjnë publike raportet e tyre financiare pa pasur nevojë për ndonjë presion të jashtëm. Mënyra e financimit të partive politike në këtë proces është qenësore për integritetin e procesit zgjedhor, prandaj transparenca financiare përbën një element demokratik për të cilin secili qytetar i Kosovës duhet të njoftohet”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?