Sekreti i incestit: Po ju zbulojmë për ç’shkak nuk kemi seks me familjarët
Paraardhësit tanë që para më shumë se dhjetëra e mijëra vjetësh kanë ditur që është gjë e keqe dhe e gabueshme të kemi marrëdhënie me familjarët
Ata kanë zhvilluar mekanizmin shumë interesant të lidhjes shoqërore dhe emocionale dhe gjithmonë kanë kërkuar partnere jashtë familjeve të tyre.
Kjo konfirmon dyshimin i cili ka të bëjë në ndërtimin e njerëzve i cili dallohet shumë nga ajo që, për shembull, është e përfaqësuar te holandezët të cilët nuk kanë shmangur bashkime të këtilla.
Studimi i cili është bërë nën mbikëqyrjen e Universitetit të Kembrixhit dhe atij të Kopenhagës tërheq vërejtjen që rezultatet patjetër duhet të merren me kujdes të caktuar, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit kanë studiuar mbetjet e njerëzve të gjetura në Rusi. Kufomat të cilat janë zbuluar kështu kanë treguar që kanë ekzistuar lidhje të veçanta midis familjeve të ndryshme.
Ato kanë pasur veshje dhe stoli të ndryshme të cilat janë varrosur bashkë me to.
– Njerëzit të cilët kanë jetuar shumë më herët, në paleozoik, kanë qenë të grupuar në grupe të vogla. Madje edhe ata kanë ditur që nuk duhet ngjizur me familjarët brenda atij grupi, ka thënë profesori Eske Willerslev nga universiteti anglez.
E gjithë kjo tregon që ata kanë pasur sistem të përsosur të bashkimit. Njerëzit të cilët kanë jetuar në Singir, në këtë pjesë të Rusisë, kanë jetuar në grupe të vogla prej rreth 25 njerëzish, mirëpo pak a shumë kanë qenë të lidhur me 200 njerëzit e tjerë me të cilët kanë rënë në kontakt dhe me të cilët janë marrë vesh se kush me kë bën të ketë marrëdhënie.
Nga ana tjetër, mbetjet njerëzore nga Holanda tregojnë që këtu lloji i tillë i kontrollit të bashkimit nuk ka qenë i njohur.
Të dhënat e këtilla tregojnë që njerëzit janë zhvilluar ndryshe në pjesët e botës ku bashkimet e këtilla nuk kanë qenë të mundshme, për dallim nga të tjerët të cilët kanë lejuar martesat midis familjarëve dhe lindje të fëmijëve.
– Nuk e dimë përse njerëzit në Holandë kanë hyrë në marrëdhënie të tilla. Mbase kanë qenë të izoluar, prandaj nuk kanë pasur me kë, apo mbase nuk kanë mundur të zhvillojnë sistemin e tillë si të tjerët.
Na nevojiten edhe më shumë të dhëna për këtë, ka theksuar profesor Martin Sikora nga Universiteti i Kopenhagës.
Shkencëtarët besojnë që ornamentet kanë qenë të përdorura në mënyrë që të shënojnë pjesëtarët e fiseve dhe të mundësojnë dallimin e tyre reciprok.
Kjo gjë u ka ndihmuar me rastin e zgjedhjes së partnerit me të cilin kanë mundur të jenë bashkë, por edhe cilin duhet shmangur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj