Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me përfaqësuesit e shteteve anëtare të QUINT-it dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, për të shprehur pakënaqësinë e Kosovës, për mos dekretimin e kandidatëve serbë për gjyqtarë dhe prokurorë. Kështu ka konfirmuar për Telegrafin Zyra e Presidentit.
Sipas Zyrës së Presidentit, në takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it presidenti Thaçi ka thënë se kjo është edhe një dështim dhe paaftësi tjetër e Bashkimit Evropian.
“Në këtë takim, presidenti Thaçi ka theksuar se pengimi i kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë që të vinë për dekretim tek Presidenti, është edhe një dështim dhe paaftësi tjetër e BE-së si ndërmjetësuese në këtë proces të zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi”, thuhet në përgjigjen për Telegrafin.
Veprimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të komunitetit serb, ka ardhur si pasojë e pengimit nga ana e qeverisë së Serbisë.
Presidenca tha se kjo është kundër integrimit të komunitetit serb në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës.
“Ky është vetëm një hap tjetër, në kuadër të fushatës së Beogradit që ka ndërmarrë kundër qytetarëve tanë. Përfshirja e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës, ka rol të madh në jetën e komuniteteve, në realizimin e të drejtave të tyre dhe në sigurinë e qasjes së barabartë në drejtësi. Prandaj, kjo duhet të ndodh”, ka thënë Presidenca.
Republika e Kosovës do të vazhdojë të funksionojë bazuar në parimet kushtetuese të gjithë-përfshirjes.
“Ne kemi marrë obligime ndërkombëtare për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Prandaj, institucionet e Kosovës janë gati që kjo marrëveshje të jetësohet çdo kohë. Pavarësisht këtij dështimi të qëllimshëm të orkestruar nga Serbia, Republika e Kosovës do të vazhdojë të funksionojë, bazuar në parimet kushtetuese të gjithë-përfshirjes. Ftojmë edhe një herë palët e Marrëveshjes për Drejtësi që të kryejnë obligimet e tyre. Republika e Kosovës ka përmbushur obligimet e saj në çdo aspekt”, thuhet në deklaratën nga Presidenca.
Ndërkaq, edhe Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për kërkesën e Serbisë që integrimi i personelit serb nga veriu në gjyqësorin e Kosovës të shtyhet.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë se Prishtina i ka përmbushur të gjitha obligimet lidhur me zbatimin e marrëveshjes gjyqësore.
“Është shumë e rëndësishme se integrimi i stafit të ndodhë, sepse kjo do të kontribuojë për sundimin e ligjit në Kosovë, përkatësisht në rajonin e Mitrovicës”, tha ajo në një konferencë shtypi në Bruksel, duke shtuar se është e domosdoshme që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Kocijançiq.
Ajo po ashtu ka pranuar se zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu në Bruksel mbetet një sfidë dhe për këtë po punohet me të dyja palët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tetovë: Dy mijë kërkesa për legalizim të objekteve
Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të Aushvicit: Është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore
Iu gjet sasi e substancave narkotike, arrestohet i dyshuari në Podujevë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite