Ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Abelard Tahiri, i shoqëruar nga ambasadori Valdet Sadiku, vizituan Komunën e Bujanocit ku u takuan me kryetarin Shaip Kamberi.
Gjatë takimit, ministri Tahiri shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin në mes institucioneve të Kosovës dhe komunave të Luginës së Preshevës, veçmas në fushat që lidhen me mirëqenien e qytetareve të kësaj zone.
Tahiri u zotua se Qeveria e Kosovës do të ketë qasje me aktive ndaj Luginës së Preshevës, të cilën institucionet e Kosovës do ta konkretizojnë me hapa të matshëm. Përveç kësaj, ministri i inkurajoi banorët e Bujanocit që të vazhdojnë të jetojnë në vendin e tyre dhe të mos shpërngulen, sepse përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për ta nuk do të mungojë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Në anën tjetër, kryetari Kamberi shprehu falënderimin e veçantë për ministrin Tahiri me rastin e vizitës, të cilën e konsideroi si shenjë inkurajimi për të gjithë banorët e Luginës së Preshevës.
Ai e njoftoi ministrin për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Bujanocit dhe Luginës në përgjithësi, dhe shprehu pritjet dhe gatishmërinë e komunave të Luginës për të rritur bashkëpunimin në fushat socio-ekonomike dhe kulturore.
Tahiri takoi edhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar me të cilët ndanë perspektivat e përbashkëta për rritjen e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit kulturor dhe edukativ të qytetarëve të kësaj ane.
Po ashtu, ministri Tahiri takoi edhe përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare me të cilët diskutuan për zhvillimet politike dhe sociale të Bujanocit dhe komunave tjera të Luginës së Preshevës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova