LAJMI I FUNDIT:

MPB: Rasti i sulmit para shtabit të partisë OQM është ndriçuar

MPB: Rasti i sulmit para shtabit të partisë OQM është ndriçuar

Rasti i sulmit para shtabit të partisë OQM është ndriçuar, dëshmitë janë dërguar në prokurori, informuan nga Ministria për punë të brendshme.

Nga policia njoftojnë se për bisedë informative në Stacionin policor Karposh janë ftyar S.R.(51) dhe E.SH.(36) nga Shkupi.

Incidenti ka ndodhur ditën e diel derisa bëhej numërimi i votave të zgjedhjeve lokale. Sipas MPB-së, në rrugën Mitropolit Teodosij Golloganov në Shkup, para shtabit të partisë politike OQM ka pasur prishje të rendit dhe qetësisë publike, kur persona me thika janë kërcënuar grupit të qytetarëve para shtabit partiak.


“Rasti është ndriçuar dhe dokumentuar plotësisht, ndësa materiali i përgjithshëm i dëshmive me lajmërim të shkruar është dërguar në Prokurorinë themelore publike Shkup, e cila bazuar në LPP duhet të japë drejtim të mëtejmë për veprim”, thonë nga MPB.

Stevçe Jakimovski, kryetari i OQM kërkoi që institucionet kompetente të bëjnë ndriçimin e rastit./Telegrafi/