LAJMI I FUNDIT:

Baxhaku: T’ia rikthejmë dinjitetin Prizrenit

Baxhaku: T’ia rikthejmë dinjitetin Prizrenit

Kandidati i LDK-së për Prizren, Hatim Baxhaku ka thënë se fitorja i duhet për ta mundur të keqën e për t’ia rikthyer Prizrenit dinjitetin e nëpërkëmbur nga keqqeverisja e atyre që do t’i largojnë me votë, më 22 tetor.

Ai ka falënderuar veprimtarët e simpatizant të LDK-së të fshatrave, Malësi e Re dhe Lutogllavë.

“Nuk e dua pushtetin për LDK-në e as për veten time,e dua për t’ju shërbyer mirë e me nder, gjithë qytetarëve të komunës, pa dallim etnie, religjioni e regjioni ku jetojnë. Do të punoj e angazhohem maksimalisht, për jetë më të mirë e më të dinjitetshme, për të gjithë qytetarët, për të tashmen e të gjitha moshave, për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e tyre”, ka shkruar ai.