LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Në Kosovë kemi politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar (Video)

Haradinaj: Në Kosovë kemi politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar (Video)

(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë në RTV21 duke folur për sistemin e drejtësisë tha se është e vërtetë që në Kosovë ka politikan, prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar.

Haradinaj tha se duhet t’i pastrojmë disa gjëra dhe se nuk është e lejuar që në Kosovë të mbyllen vendime gjyqësore të vitit 2012/13 të cilat janë nisur edhe më herët.

Kryeministri tha se nuk është normale që një proces gjyqësor në vend të zgjatë 10 vjet dhe se duhet dikund t’i këpusin këto punë.


“Parimi jam është shumë i thjeshtë ose kemi mi kput ose po e kpusim vetën po shkojmë në shtëpi krejt edhe unë edhe ju edhe secili”, tha Haradinaj.

Haradinaj më tej tha se nuk do të kthehet prapa mirëpo se punët do të ecin në vend.

_____________________________________________________________

Haradinaj: Mund ta marrim liberalizimin edhe pa finalizimin e demarkacionit (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë në RTV 21 mes tjerash foli edhe për liberalizimin e vizave.

Haradinaj tha se nuk e sheh të keqe dhe si problem që të merret pasaporta e Shqipërisë, por e vetmja mënyrë për ta marr liberalizimin tha se është të kryhen punët e shtëpisë.

Sipas kryeministrit Haradinaj qytetarët e Kosovës mund ta marrin liberalizimin edhe nëse nuk finalizohet demarkacioni, por nëse i kryejmë punët e shtëpisë, shkruan rtv21.tv

“Na mujm marrim liberalizim edhe BE-ja mund me na jep liberalizimin çoftë edhe nëse nuk është finalizu çështja e demarkacionit po është një proces të respektum, por nëse i kryejmë punët e shtëpisë, pra kryesorja reforma, MSA-ja, detyrat që i kemi në qeverisje ajo është elementi. Kur ulet një qeveri atje donë me thënë po për liberalizim ai e kqyrë substancën”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se vizioni i tij për dialogun me Serbinë është që së pari Qeveria të përgatit platformën për dialog dhe këtë platformë të dakorduar në Qeveri e konsulton edhe me presidentin dhe ia dërgon parlamentit për shqyrtim.

Haradinaj më tej tha se kur dërgon platformën në parlament aty janë opozita, partitë në pushtet, komunitete dhe kyçet edhe shoqëria civile dhe mediat.

“Ne jemi që të mos ndërprehen kontaket dhe takimet qe po i vazhdon presidenti”,tha Haradinaj.

Në fund kryeministri tha se për fazën e ardhshme të dialogut për fazën finale, duhet parlamenti me ia dhënë vizën përndryshe mund të kemi probleme nga të cilat do të vuante vendi.

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori