LAJMI I FUNDIT:

Hoti i thotë Abdixhikut: Ju as nuk i bëtë sigurimet shëndetësore e as pensionet për veteranët

Hoti i thotë Abdixhikut: Ju as nuk i bëtë sigurimet shëndetësore e as pensionet për veteranët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti i ka reaguar deputetit Lumir Abdixhiku, i cili tha sot se janë hequr paratë për sigurimet shëndetësore për t’u siguruar paratë për pensionet e veteranëve të UCK-së.

Ai, përmes një statusi në “Facebook”, ka thënë se Abdixhikut me gjasë i pengon respekti për veteranët. Madje i ka thënë se “nëse nuk e din se çfarë kanë vuajtur ata në luftë, lë të shkojë në Drenicë, Dukagjin e Llap e të flasë me ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Statusi i plotë i Hotit:


Një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku qenka krenuar sot që ka votuar kundër rishikimit të buxhetit të Kosovës, që parasheh ndarjen e pensioneve për veteranët.

Nuk më çuditë kjo krenari e këtij manipulanti të vogël të Lidhjes që gjithë karrierën e tij e ka ndërtuar duke zhvatur fonde me shefin e tij Isa Mustafa, i cili ka qenë bllokuesi kryesor i zbatimit të ligjit për sigurimet shëndetësore.

LDK votoi kundër buxhetit, varfërohet shëndetësia, pasurohen militantët
Lexo po ashtu LDK votoi kundër buxhetit, varfërohet shëndetësia, pasurohen militantët

Abdixhiku, nëse nuk ka dëgjuar për luftën e Ushtrisë Çlrimitare, nëse nuk e kupton peshën historike, nëse nuk e kupton dhembjen dhe respektin që e kërkojnë dhe meritojnë veteranët, lë të ndajë pak kohë e të shkojë në Drenicë, në Dukagjin, Anamoravë ose në Llap. E nëse irritohet t’i takojë luftëtarët e lirisë, të paktën lë të shfletojë pak në internet dhe e kupton drejtë.

Sa i përket buxhetit për sigurimet shëndetësore, Lumiri nuk duhet ta harrojë se qe nja 3 vjet Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pasur nën udhëheqje Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Shendetësisë.

Ka qenë vetë kryetari i tij, shefi i tij, idoli i tij, Isa Mustafa, që e ka zvarritur këtë çështje.

Para se të bëjë propagandë e të na shesë moral në Facebook, Lumiri le të pyesë në LDK se pse nuk e kanë siguruar buxhetin për sigurime shëndetësore, por edhe pse i lanë anash veteranët.

Nëse për Lumirin vuajtjet e ish-ushtarëve të UÇK-së, gjymtyrët e plagosura të invalidëve të luftës, janë asgjë, atëherë çdo deklaratë e tij, gjoja për të mirën e këtij vendi, është veç një tentim për ta manipuluar dhe përçarë popullin.