LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Demarkacioni kusht i padrejtë për liberalizimin e vizave

Haradinaj: Demarkacioni kusht i padrejtë për liberalizimin e vizave

Shefja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka thënë sot se BE qëndron afër Kosovës në përmbushjen e kritereve në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se Kosova nuk mund të mbetet mbrapa në rrugën e saj evropiane.

Ajo gjatë takimit me shefin e grupit parlamentar të AAK-së Ahmet Isufin dhe kryetarin e Komisionit për Bujqësi Daut Haradinaj, shprehu brengosjen e saj rreth mos mbajtjes së seancave plenare të Kuvendit pasi shumë ligje po presin për t’u miratuar.

Apostolova theksoi se në bordet e agjencive të pavarura nuk duhet të jenë njerëzit e akuzuar dhe se numri i tyre duhet të zvogëlohet.
Ndërsa kryetari i Komisionit për Bujqësi, Daut Haradinaj, kërkoi ndihmën e BE-së pasi ende kanë nevojë.


Haradinaj e quajti kusht të padrejtë demarkacionin për liberalizimin e vizave, derisa e quajti prioritet të lartë shndërrimin e FSK-së në ushtri, për të cilin tha se do të bëhet patjetër.

“Transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës e kemi përtej prioritetit dhe besoj që kemi me arrit, por natyrisht që ne do të kërkojmë mbështetjen edhe prej juve në këtë drejtim.

E kemi Demarkacionin, që mendojmë se është një kusht I pa drejtë për liberalizimin e vizave, por jam optimist se edhe këtu do të gjejmë zgjidhje, bashkëpunim me Malin e Zi, sepse kemi raporte të mirë, mirëpo këto gjithmonë ndërlidhen në fund edhe me zhvillimin ekonomik që pothuajse Kosova është në gjendje jo të mirë.

Kur folët për Borde e për agjenci tashmë ju e dini që kemi një marrëveshje edhe me Ambasadën Angleze që do të jetë e mbikëqyrur përzgjedhja e anëtarëve të agjencive dhe bordeve pikërisht për mos me pasur më nepotizëm ose politizim në kuptimin partiak”, theksoi Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori