Historia e djaloshit që e dërgoi Watfordin në pozitën e katërt – Nuk kishte para as për këpucë, trajneri Silva e bëri ta refuzojë Ajaxin (Foto)
Watfordi është në pozitën e katërt dhe trajneri portugez Marco Silva ka filluar të buzëqesh. Por ai gjatë këtij suksesi në Ligën Premier, ka një ‘as’ nën mëngë. Ai quhet Richarlison është brazilian dhe ka shënuar tre gola deri më tani.
Historia e tij është paksa e dhimbshme, sikurse e çdo braziliani.
Ai jeton 7,000 km larg familjes, por vazhdon të mbetet brazilian. Ai së bashku me bashkëkombësi i tij Heurelho Gomes shihen shpesh duke ngrënë në një restorant brazilian. Portieri Gomes është mik dhe përkthyesi i tij, pasi ende nuk e zotëron mirë gjuhën angleze.
Richarlison ka marr edhe familjen me vete në Watford, ndërsa a lavdëron shumë portierin Gomes.
“Është diçka e bukur pasi Gomes është me mua këtu. Ai më ka ndihmuar shumë. Më ka ndihmuar të gjej shtëpi, makinë, çdo gjë”.
“Nuk dija asgjë rreth Watfordin si qytet dhe si klub. Por tani ndihem shumë mirë. Lojtarët, stafi, bordi dhe tifozët më kanë bërë të ndihem si në shtëpinë time”.
“Të jetosh në Rio është e rrezikshme ndonjëherë. Nëse humbet një ndeshje në Brazil, nuk mund të ecësh përkrah tifozëve”, thotë Richarlison.
Ai tregon edhe për fëmijërinë e vështirë dhe varfërinë. Thotë se nuk kishte para as për këpucë.
Richarlison është fëmija më i madh i një gurgdhendësi dhe një pastrueseje.
“Babai im njihte një lojtar të quajtur Richarlison dhe prandaj ma vuri emrin kështu. Kur isha shtatë vjeç, babai më bleu 10 topa futbolli, jo sepse kishte mundësi financiare, por pasi donte që unë të bëhesha një futbollist i mirë”.
“Shumicën e kohës unë luaja me shokët në rrugë, duke shënuar gola me sandale. Shikoja Ligën Premier te daja im në TV. Isha i dashuruar me atë që po shihja – shpejtësia e ndeshjes dhe mënyra se si loja nuk ndalte asnjëherë. Dhe unë i thashë vetes që do të luaja një ditë aty”.
Ëndrra do të bëhej realitet ku ishte 16 vjeç, pasi Richarlison u njoftua me një biznesmen që i ndryshoi jetën.
“Renato ishte ai që më dha mundësinë. Në javën e parë ai më bleu një palë këpucë futbolli pasi i kisha një palë të çuditshme. Ai më tha:‘Do të të ndihmoj pasi ke cilësi të mira’”.
Richarlison shkoi fillimisht te America Mineiro në Ligën e dytë të Brazilit.
Pasi shkëlqeu aty, lojtari arriti ta bind Flamengon për një kontratë.
Po jeta e tij ndryshoi plotësisht këtë verë. Në muajin gusht e telefonoi trajnerit Marco Silva, trajneri aktual i Watfordit dhe e bindi Richarlison të refuzonte Ajax për klubin që ai e kishte marrë ta drejtonte.
Edhe pse paraqitjet e tij për shumë kë në Ligën Premier janë befasi, braziliani e thotë të kundërtën, pasi ai i ka ‘djegur’ të gjitha etapat një nga një. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë – cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3