Kandidatja e LDK-së për asambliste në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, Vlora Dumoshi, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar votën e prishtinasve për kandidatin e partisë së saj për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.
Dumoshi ka thënë se i beson Abrashit. “Ai nuk tradhton”, tha ajo.
Postimi i plotë i Dumoshit:
Unë jam Vlora e Prishtinës 03
Shumëkush nuk na ka besuar. Disa edhe na kanë fyer e përçmuar pse kërkesat tona për barazi e të drejta që i meritojmë kanë qenë të zëshme. Ne nuk u dorëzuam. Sot jemi më të forta se kurrë.
Sot jemi bashkë; më askush nuk mund të na shkelë të drejtat apo të na fyej dinjitetin tonë prej femre.
Nuk ka qenë e lehtë për asnjërën prej nesh t’i thyejmë pengesat që jeta na i ka sjellë.
Ata që është dashur të na përkrahin e mbrojnë shpesh herë na kanë tradhtuar e lënë vetëm. Por ne nuk jemi ndalur. Unë nuk jam ndalur.
Sepse kam besuar në dinjitetin tim; vlerat e mia nuk janë plaçkë që varen nga dikush. Ato më takojnë mua t’i mbroj e promovoj.
Secila prej nesh kemi një këngë që kemi nisur dhe e cila ende nuk ka përfunduar. Aty ka nota gëzimi, trishtimi e vetmie por ajo kurrë nuk do të përfundoj e shtypur e thyer dhe e mundur. Kënga jonë do të jetë forcë e motiv për gratë tjera që mos ta ndalin kurrë betejën qe ne kemi nisur.
Unë i besoj Arbanit, sepse ai është djali i një nëne të mrekullueshme e zemërmirë. Është bashkëshort i një gruaje të përkushtuar e të fortë.
Arbani do të jetë mbështetja jonë. Ai është zotuar për këtë.
Unë i besoj atij. Ai nuk tradhton.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe