LAJMI I FUNDIT:

A ju bën person të keq fakti se i xhelozoni miqtë apo familjarët për gjërat që i kanë?

A ju bën person të keq fakti se i xhelozoni miqtë apo familjarët për gjërat që i kanë?

Një pjesë e madhe e njerëzve në fshehtësi e xhelozojnë ndonjë mik apo familjar i cili ka një jetë më të mirë, sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit kanë kryer eksperimente dhe studime të ndryshme për të parë se si ndihen britanikët kur i krahasojnë jetët e tyre me jetët e miqve apo familjarëve, transmeton Telegrafi.

Sipas anketimeve të hulumtuesve, 29 për qind prej tyre e kanë pranuar se fshehtazi do të dëshironin të kishin gjëra materiale dhe një stil të jetës si një mik i afërt apo një person i familjes, përderisa 42 për qind prej tyre e kanë pranuar se në rrethin e tyre shoqëror e kanë një person i cili gjithmonë e ka gjëje që “çdo njeri duhet ta ketë”.


Ndërsa sipas një studimi me 5000 britanikë nga ‘Currys PC World’, 12 për qind prej tyre kishin shkuar ta blinin celularin më të ri posa kishin dëgjuar se një mik i tyre e ka një të tillë.

Një në 20 prej të anketuarve kishin blerë një televizor të ngjashëm si të ndonjë miku sepse kishin qenë xhelozë se si ishte dukur në shtëpinë e tyre.

Një në 20 prej të anketuarve kishin ndryshuar stilin e flokëve, duke i prerë flokët ngjashëm me ndonjë mik/mike që e admirojnë – dhe 5 për qind e të anketuarve kishin blerë të njëjtën veturë me të ndonjë miku apo mikeje.

Sipas të dhënave, mbi 55 për qind e njerëzve aspirojnë ta kenë jetën si të shokut apo shoqes së ngushtë, përderisa 21 për qind dëshirojnë një jetë të ngjashme me të fqinjit.

Veç këtyre, 18 për qind prej të anketuarve kishin raportuar se ëndërrojnë ta kenë një jetë si të ndonjë kolegu të punës.

Sa i përket këtyre të dhënave, Matt Walburn nga ‘Currys PC World’, ka thënë: “Është natyrale të ekziston një formë e rivalitetit mes grupeve të miqve. Të gjithë e njohim një person që gjithmonë e blen celularin më të riun apo ka një pajisje të re. Është e shëndetshme të dëshirojmë të kemi një stil më të mirë të jetës dhe gjëra më të mirë, sidoqoftë është e mahnitshme nëse jeni personi që gjithkush ka dëshirë të jetë sikur ju”.

Siç duket femrat janë më fajtore sa i përket dëshirave për të pasur atë çfarë kanë tjerët, ku 47 për qind e meshkujve kanë raportuar se partneret e tyre janë të fiksuara pas asaj çfarë po bëjnë familjet tjera. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare

Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare

Moda
Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë

Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Luksi i qetë nuk ndalet dhe këtë e vërteton edhe dalja e fundit e Victoria Beckham-it në publik

Luksi i qetë nuk ndalet dhe këtë e vërteton edhe dalja e fundit e Victoria Beckham-it në publik

Moda
Ivanka Trump zbuloi rutinën e fitnesit me të cilin arriti në formë

Ivanka Trump zbuloi rutinën e fitnesit me të cilin arriti në formë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë

Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë

Keshilla Modë
Kalo në kategori