LAJMI I FUNDIT:

Tetë fakte interesante për Gal Gadot, yllin e “The Fast and the Furious” dhe “Wonder Woman” (Foto)

Tetë fakte interesante për Gal Gadot, yllin e “The Fast and the Furious” dhe “Wonder Woman” (Foto)

Kemi raportuar për jetën mahnitëse të aktores Gal Gadot, e cila u bë e njohur në gjithë botën me rolin e Gisele Yashar në filmat “The Fast and the Furious”.

Gjatë këtij viti, ajo ka arritur sukses të madh me rolin kryesor në filmin “Wonder Woman” që deri më tani ka përfituar 821.4 milionë dollarë.


Jeta mahnitëse e yllit të “Fast & Furious”: Miss, modele, dy vjet në ushtri, motoçikliste profesioniste, sipërmarrëse dhe aktore e suksesshme (Foto)
Lexo po ashtu Jeta mahnitëse e yllit të “Fast & Furious”: Miss, modele, dy vjet në ushtri, motoçikliste profesioniste, sipërmarrëse dhe aktore e suksesshme (Foto)

Telegrafi jua sjell më poshtë tetë faktet interesante që duhet t’i dini për aktoren izraelite:

Në vitin 2004 u shpall ‘Miss Izraeli’

Në moshën 18 vjeçare, Gal fitoi garën e bukurisë ‘Miss Izraeli 2004’ dhe e përfaqësoi vendin e saj në ‘Miss Universe 2004’ në Ekuador.

Për dy vite shërbeu në Forcat Mbrojtëse të Izraelit

Pas garave të bukurisë, Gadot iu bashkua Armatës izraelite, ku si qytetare e Izraelit kreu detyrimin ushtarak prej dy vitesh. Aktorja ka thënë se në këtë periudhë kishte mësuar shumë për disiplinën.

Rolin i parë filmik ishte në “Fast & Furious”

Duke qenë se kishte të kaluar ushtarake, ajo u zgjodh nga regjisori i filmit për rolin e Gisele, për të shfrytëzuar njohuritë e saj mbi armët.

Të gjitha skenat e rrezikshme i ka bërë vet

Në filmat Fast & Furious, 32-vjeçarja nuk ka pasur nevojë që dikush tjetër t’ia kryejë skenat e rrezikshme. Të gjitha i ka bërë vet.

Me burrin e saj është takuar në shkretëtirë

Bukuroshja u martua me shitblerësin e pasurive të patundshme, Yaron Versano, me të cilin u takua në një ndejë të organizuar në një shkretëtirë në Izrael.

Është nënë e dy fëmijëve

Gadot u martua me Versanon në vitin 2008 dhe kanë dy vajza bashkë, Alma dhe Maya.

Nuk e ka ditur se ishte në audicion për Wonder Woman

Gjatë gjithë procesit të audicionit për “Wonder Woman”, aktorja nuk kishte informacion se për çfarë filmi ishte fjala. Ndërsa ishte mahnitur kur kishte mësuar se do ta luante rolin e superheroinës.

Ajo e xhiroi filmin Wonder Woman teksa ishte pesë muaj shtatzënë dhe priste fëmijën e dytë

Stafi i angazhuar për kostumet ishte detyruar që ta zgjeronte në pjesën e barkut, duke qenë se aktorja ishte shtatzënë gjatë xhirimeve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Magazina
Kalo në kategori