LAJMI I FUNDIT:

A kanë ndikim prindërit sa i përket preferencave ushqimore të fëmijës?

A kanë ndikim prindërit sa i përket preferencave ushqimore të fëmijës?

A është e vërtetë se shija jonë për ushqim formësohet herët nga prindërit tanë? Apo ka faktorë tjerë të cilët ndikojnë në këtë?

Nga një shkallë prej 1 (ku nuk jua ka ëndja fare) deri në 5 (ju pëlqen tej mase), sa shumë ju pëlqejnë këto ushqime: a) perimet, b) pemët, c) mishi apo peshku, d) produktet e qumështit, e) ushqimet e zakonshme (si çipsat, çokollatat, etj.), dhe f) ushqimet e ngrira (si patatet)? – transmeton Telegrafi.


Tani, në një shkallë prej 1 (ku asnjëherë nuk e keni pasur produktin në shtëpi) deri në 5 (gjithmonë e keni pasur produktin në tryezën e bukës) sa shumë ju kanë inkurajuar prindërit ta hani secilin nga ato lloje të ushqimit.

Edhe a shihni ndonjë ndër lidhje mes këtyre dy ‘testeve’?

Ndoshta jo. Por, një studim i ri i kryer nga Andrea Smith dhe Clare Llewellyn në Universitetin e Londrës ka analizuar të dhëna nga ‘Twins Early Development’, dhe ka ardhur në një përfundim interesant.

Preferencat e ushqimit te fëmijët e vogël faktikisht formësohen nga prindërit e tyre.

Por, kur Smith dhe Llewellyn kanë analizuar 18 dhe 19 vjeçarët, kanë zbuluar se nuk ekziston ndonjë gjë që ambientin e shtëpisë që ndikon në shijen e ushqimit.

Në fakt, preferencat e ushqimit te adoleshentët kryesisht shpjegohen nga faktorët gjenetikë (rreth 40%) dhe nga ambienti i jashtëm, siç janë miqtë (rreth 60%).

Pra, nëse dëshironi që fëmijët të rriten duke ngrënë pemë e perime, më efektive është nëse i inkurajoni të shoqërohen me veganë sesa t’i detyroni ta bëjnë një gjë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Flokë dhe stil
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Gabimet të cilat duhet t’i shmangni për t’u dukur magjepse në çdo foto

Gabimet të cilat duhet t’i shmangni për t’u dukur magjepse në çdo foto

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori