LAJMI I FUNDIT:

Familja e Fitim Thaqit i kërkon falje Kajtazit dhe gjithë gazetarëve

Familja e Fitim Thaqit i kërkon falje Kajtazit dhe gjithë gazetarëve

Familja e Fitim Thaqit u ka kërkuar falje gjithë gazetarëve të Kosovës për sulmin që ka ndodhur ndaj Vehbi Kajtazit.

Axha i Fitimit, Fetahu ka thënë se i kërkojnë falje edhe Kajtazit për ngjarjen që ka ndodhur. Ai ka mohuar se djali i tyre ishte i nxitur nga Milaim Zeka për ta rrahur gazetarin. Reagimi i familjes së Fitim Thaqit vjen dy ditë pasi djali i tyre rrahu Vehbi Kajtazin, pronarin e portalit “insajderi”

Axha i Fitim Thaqit, Fetahu u ka kërkuar falje publike gazetarit Vehbi Kajtazi dhe gjithë gazetarëve për sulmin fizik që ndodhi të shtunën ndaj drejtorit të Insajderit.

Në një intervistë për Gazetën Express, axha i Fitimit, Fetah Thaqi ka thënë se janë ndier keq kur kanë marrë lajmin se djali i tyre ka rrahur një gazetar. Ka thënë se Fitimi s’e ka njohur Kajtazin dhe as nuk ka qenë i shtytur nga askush për ta goditur gazetarin.

“Në emër të familjes Thaqi, u kërkoj falje personalisht Vehbi Kajtazi, por edhe gjithë gazetarëve të Kosovës. Nuk e kemi pritur një veprim të tillë prej atij djalit. Fitimi s’ka pasur probleme kurrë me askënd”, ka thënë Fetahu, të dielën, për Express.

Reagimi i Fetah Thaqit vjen pasi djalit të tyre i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, pasi të premten, Fitim rrahu gazetarin Vehbi Kajtazi, në njërën kafeneve të Prishtinës.

Vehbi Kajtazi, ka deklaruar se Fitimi ishte i nxitur nga Milaim Zeka për të organizuar sulmin fizikë. Tha se ka marrë informacione se sulmuesi kishte punuar si shofer i deputetit të NISMA’s.

Por, Fetah Thaqi thotë se Fitimi kurrë s’ka punuar shofer. Thotë se s’ka punuar fare. Derisa jep versionin e tij për ngjarjen që ndodhi të premten, e ku gazetarët një ditë pas protestuan dhe kërkuan dënimin e sulmuesve të gazetarëve.

“Fitimi nuk punon. Fitimi përgatitet të shkojë jashtë diku nëse i del viza. Ka qenë duke pritur një vizë. Kam biseduar me Fitimin dhe thotë se krejt rastësisht ka ndodhur përleshja. Jemi fërkuar me trupa kur kemi hyrë në kafenenë. Thotë se unë i kam kërkuar falje e ai jo. Dhe, aty, thotë Fitimi, ka nisur zënka”, ka dhënë versionin Fetahu.

“Nuk ka punuar shofer. Kurrë s’ka punuar shofer dhe nuk ka qenë shofer i Milaimit”, ka shtuar ai.

Fetah Thaqi thotë se ka biseduar edhe me Mailim Zekën dhe ka marrë konfirmimin se ai s’qëndron prapa sulmit ndaj gazetarit.

“E kemi mik Milaim Zekën. Mundem me bisedu. Kam bisedu me Milaim Zekën. Ai garanton se nuk ka qenë shtyrës i sulmit ndaj gazetarit. Milaimi thotë se nuk jam i çmendur t’i them del e mshoji njeriut”, ka thënë ai.

Familja e Fitim Thaqit nuk e di pse në momentin kur ndodhi sulmi ndaj Kajtazit djali i tyre shoqërohej me Bekim Shytin, Faton Ramadanin e Roland Bartzekon.

“Nuk e di pse ishte me ta”, ka thënë Fetahu.

Fitim Thaqi 30 vjeçar nga Llapushniku i Drenasit vazhdon të mbetet nën masën e ndalimit. Janë publikuar disa fotografi se i njëjti shoqërohej me liderët kryesorë të Shtetit, përfshirë, Kadri Veselin, Azem Sylën, Behgjet Pacollin, Adem Grabovcin etj.

Fetahu thotë se Fitimi ka qenë entuziast dhe ka marrë pjesë në fushata, por liderët nuk e njohin atë.

“Është e vërtetë që është nip i Kishnarekës. Ka dalë nëpër fushata me gjithë liderët. Por, ju garantoj se as Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Behgjet Pacolli nuk e njohin Fitimin”, ka thënë Fetahu.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti darkon me shkrimtarin Orhan Pamuk: I interesuar për Kosovën e shqiptarët, shkruam hyrjen e kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme

Kurti darkon me shkrimtarin Orhan Pamuk: I interesuar për Kosovën e shqiptarët, shkruam hyrjen e kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme

Lajme
Mero Baze: Vjehrra e Sali Berishës, agjente e UDB-së në Tiranë, ka qenë e vëzhguar nga Sigurimi i Shtetit

Mero Baze: Vjehrra e Sali Berishës, agjente e UDB-së në Tiranë, ka qenë e vëzhguar nga Sigurimi i Shtetit

Lajme
Publikimi i bisedës së shkurtër mes Kusarit dhe Radoiçiqit, reagimi i ish-inspektorit të AKI-së dhe deputetëve opozitarë

Publikimi i bisedës së shkurtër mes Kusarit dhe Radoiçiqit, reagimi i ish-inspektorit të AKI-së dhe deputetëve opozitarë

Lajme
Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit

Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit

Siguri
Një rrugë në Tiranë merr emrin e Remzi Hoxhës, Veliaj: Ata që e vranë presin të përballen me drejtësinë majë penxheres

Një rrugë në Tiranë merr emrin e Remzi Hoxhës, Veliaj: Ata që e vranë presin të përballen me drejtësinë majë penxheres

Lajme
Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral

Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral

Lajme
Kalo në kategori