LAJMI I FUNDIT:

Panucci tregon për raportet me ish-gruan dhe për partneren aktuale (Foto)

Panucci tregon për raportet me ish-gruan dhe për partneren aktuale (Foto)

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka rrëfyer disa nga sekretet e jetës së tij jashtë fushave të lojës. Strategu italian i ardhur gjatë kësaj vere në krye të kuqezinjve ka dhënë një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”, ku ka folur edhe për raportet me ish-gruan e tij, Isabel Luis.

“Unë kam qenë i martuar për nëntë vjet me atë që sot është mamaja e djalit tim, ishim shumë mirë, por jeta vazhdoi dhe tani kam një raport fantastik me të dhe është mikja ime më e mirë. Femrat iu pëlqejnë të gjithëve, edhe mua si çdo mashkull tjetër”, ka thënë ai, citon Vipsport.al.

Panucci ka një djalë nga martesa me Isabel

Djali i trajnerit nga martesa me Isobel ka luajtur basketboll dhe tash luan futboll. “Më e rëndësishme është që ai të argëtohet dhe të bëjë atë që e bën të lumtur. Unë kërkoj vetëm lumturinë e djalit tim, nëse do ai mund të bëhet picier, por unë dua të jetë i lumtur”.


“E shikoj djalin tim gjatë trajnimit, por nuk them asnjë fjalë, sepse shpesh baballarët janë shkatërrimi i fëmijëve të tyre, ai ka një trajner dhe duhet të flasë me trajnerin e tij, më pas nëse më kërkon unë jam në dispozicion”, ka thënë Panucci.

Panucci dhe Samanta u njohën para gjashtë vitesh (Gossip.it)

Strategu italian ka folur edhe për marrëdhënien e tij me partneren aktuale, Samanta Togni.

Samanta, "Zonja e parë" e Kombëtares Shqiptare, balerina që mahnit me pamjen dhe fizikun e saj (Foto)
Lexo po ashtu Samanta, "Zonja e parë" e Kombëtares Shqiptare, balerina që mahnit me pamjen dhe fizikun e saj (Foto)
Samanta Togni është partnerja aktuale e Panuccit (Instagram)

“Samantën e kam njohur para gjashtë vitesh kur isha pjesë e kërcimit dhe e kam ritakuar një vit më parë kur trajnoja Ternanan dhe që aty nisi historia jonë”.

“Një histori shumë e thjeshtë, dy njerëz që kanë nga një fëmijë, nga një profesion të vetin dhe janë mirë bashkë. Ajo ka jetën e saj dhe unë kam timen dhe ka shumë respekt për një marrëdhënie të tillë”.

Edhe Samanta ka një djalë nga një lidhje e mëparshme (Instagram)

“Ne jetojmë me shumë liri, jam shumë i rezervuar për jetën time private, nuk i vë asnjë titull, sepse është normale. Ajo është nënë dhe unë jam baba, fëmijët tanë shkojnë mirë kur janë bashkë, sepse edhe Samanta ka një djalë 16 vjeçar, në këtë këndvështrim nuk kemi asnjë lloj problemi”.

Ata po ia kalojnë mirë me njëri-tjetrin (Fantagazzetta.com)

“Kur je gati 45 vjeç kërkon histori të qeta dhe hapësirë vetjake sepse nëse nuk është kështu ke nevojë të rrish vetëm. Shihemi dy ditë apo shtatë dhe nuk ndryshon asgjë”, ka thënë Panucci.

Samanta duke vallëzuar (Instagram)

Kjo bukuroshe është balerinë e njohur në Itali (Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Aldo thyen kutinë e emergjencës, dërgon në nominim të përhershëm një banor

Aldo thyen kutinë e emergjencës, dërgon në nominim të përhershëm një banor

Magazina
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Magazina
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij

Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij

Magazina
Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur plotësisht

Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur plotësisht

Magazina
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori