LAJMI I FUNDIT:

Prokurori akuzon kolegët “donzhuanë”: Po i ngacmojnë gratë e huaja

Prokurori akuzon kolegët “donzhuanë”: Po i ngacmojnë gratë e huaja

Një Prokuror Special në Kosovë, brenda një periudhe njëvjeçare shkruar dy letra me akuza të renda në drejtim të kolegëve të tij.

Në letrën e dytë, Ali Rexha, ka thënë se posedon fakte se shefat në sistemin prokurorial po keqpërdorin pozitën e tyre zyrtare me gra të huaja. Ka thënë se ata po bëjnë sjellje donzhaneske. Nuk ka dhënë emra por është shprehur i gatshëm të dëshmojë.


Më 12 korrik 2016, Prokurri Special, Ali Rexha, kishte shkruar një letër të gjatë në adresë të të gjithë kolegëve të tij.

Për shkak të akuzave që kishte bërë në Letrën e parë, Rexha ishte denoncuar dhe nxjerr para Zyrës së Prokurorit Disiplinor si i paraqitur. Seanca e parë ndaj tij ishte mbajtur më 13 prill të vitit 2017. Pra, seanca e parë ndaj tij ishte mbajtur 9 muaj pasi e kishte shkruar Letrën e parë, shkruan Gazeta Express.

Rexha nuk e ka pritur rezultatet e hetimeve për Letrën e parë por e ka shkruar Letrën e dytë, më 22 qershor të këtij viti. Ka lëshuar akuza të reja në drejtim të udhëheqjes së Këshillit Prokurorial dhe Prokurorive. Por, nuk ka përmendur asnjë emër. Është treguar i gatshëm të ofrojë faktet.

“Shumë kolegë kanë ankesa në menaxhment në nivel të Këshillit dhe Kryeprokurorisë, por nuk kanë kurajë që haptazi të deklarohen”, shkruan Prokurori Special, në tekstin e letrës, me plot gabime drejtshkrimore.

Pastaj, lëshon akuzën më të rëndë në drejtim të udhëheqësve të Sistemit Prokurorial.

“Kam prova se këta menaxherë në orar zyrtar, në hapësira zyrtare apo publike, bëjnë sjellje donzhuaneske me gra të huaja. Ky gjest është sjellje e skajshme primitive. Kjo është keqpërdorim më primitiv i detyrës zyrtare”, shkruan më tej Rexha, në pikën 10 të akuzave të tij në adresë së udhëheqësve.

Sipas Fjalorit të gjuhës shqipe, donzhuan ka kuptimin kur një “burrë ose djalë është i dhënë pas aventurave të dashurisë dhe pas qejfeve; ai që u vjen rrotull grave dhe që përpiqet t’u pëlqejë atyre, t’i mashtrojë e t’i shtjerë në dorë me çdo mënyrë (sipas emrit të Don Zhuanit, heroit legjendar të disa veprave letrare spanjolle etj.).

Kompetencat e Prokurorit Rexha lidhen me luftimin e krimeve më të rënda si terrorizmi e deri te vrasjet e krimin e organizuar.

Pos akuzës për veprime donzhuanekse, Rexha i thekson se brenda sistemit prokurorial, shpërblehen, avancohen dhe favorizohen njerëzit, të cilët sipas tij, nuk është dashur të jenë fare në sistem dhe për të cilët ka dyshime të bazuara për korrupsion dhe për dobësi profesionale.

Ai akuzon sistemin prokurorial se është poashtu kamp i politikanëve të dështuar në politikë dhe në prokurori.

 

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori