LAJMI I FUNDIT:

Në Debarcë, dita e diel edhe zgjedhje për kryetar komune edhe referndum për deponinë

Në Debarcë, dita e diel edhe zgjedhje për kryetar komune edhe referndum për deponinë

Banorët e komunës së Debarcës të dielën përveç se do të votojnë për kryetarë komune do të kenë edhe referendum. Do të duhet të deklarohen nëse janë “Për” ose “Kundër” ndërtimit të një deponie rajonale për mbetjet e ngurta në territorin e tyre. Të drejtë vote kanë 4621 qytetar. Kjo vjen pasi Këshilli i komunës kohë më parë vendosi të mbahet referendum, pas vendimit të Ministrisë së Mjedisit që deponia rajonale të ndërtohet në komunën e tyre. Banorët pakënaqësinë e tyre disa herë e shprehën përmes protestave.

“Është vendi më i mirë ekologjik në Maqedoni dhe nëse e krahasojmë me një fëmijë të shëndetshëm të porsalindur, është sikur t’ia injektoni shtatë shiringa me 100 kub baktere. Është mirë të ketë një referendum”, tha Ljubomir Petrevski, koordinues kundër ndërtimit të deponisë në Debarcë.


Ndryshe me ndërtimin e deponisë rajonale është planifikuar ndërtimi i 5 stacioneve të transferimit, stacione të riciklimit, filtrimit dhe për prodhim të energjisë elektrike. Por, banorët qëndrimin e tyre në të gjitha këto çështje do ta shpalosin të dielën në referendum./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori