LAJMI I FUNDIT:

Në aeroplan ekzistojnë gjëra të fshehura të cilat patjetër mund t’jua shpëtojnë jetën – ja për cilat gjëra është fjala dhe ku gjenden

Në aeroplan ekzistojnë gjëra të fshehura të cilat patjetër mund t’jua shpëtojnë jetën – ja për cilat gjëra është fjala dhe ku gjenden

Një ndër tre persona të rritur ka ankth nga udhëtimi me aeroplan apo frikësohet, ka treguar një hulumtim i paradokohshëm.

Hulumtimi ka treguar që 73% e të anketuarve frikësohen për shkak të problemeve teknike gjatë fluturimit të aeroplanit, mirëpo ekzistojnë shumë shtesa siguruese për të cilat udhëtarët nuk janë fare të vetëdijshëm.

Derisa shumica e udhëtarëve ka dijeni për xhaketat për shpëtim dhe maskat me oksigjen, shumica fare nuk janë të vetëdijshëm për shtesat e tjera të fshehura të cilat u dedikohen sigurisë së tyre, transmeton Telegrafi.


A e keni ditur që në çdo dritare të aeroplanit ekziston një vrimë e vogël e cila mund t’jua shpëtojë jetën? Të kesh vrimën kudo qoftë në aeroplan është gjë e keqe për shkak të dallimit të presionit në kabinë dhe jashtë.

Kjo vrimë ekziston në mënyrë që presioni të rregullohet dhe njihet me emrin “frymëmarrësja”. Ajo na ndihmon që të mos humbim ndjenjat kur ngrihemi në lartësinë mbi 10.000 metra.

Shumica e aeroplanëve kanë dorezë të fshehur. Ajo mund të përdoret në rast të turbulencave në mënyrë që udhëtarët të mundë të qëndrojnë në vendin e tyre.

Aty është edhe susta e fshehur e cila mund t’jua bëjë udhëtimin më të këndshëm. Është punuar si masë siguruese në mënyrë që udhëtarët të mund të ikin më shpejtë dhe e përdor ekuipazhi në mënyrë që më lehtë t’i vendosë udhëtarët me nevojat e veçanta në ulëset e tyre.

Ngjyra e aeroplanit me të cilin udhëtoni është më e rëndësishme se sa mendoni. Ndoshta kurrë nuk keni pyetur përse është kështu, mirëpo ekziston arsyeja përse shumica e aeroplanëve kanë ngjyrë të bardhë.

Ngjyra e bardhë mundëson që më lehtë të vërehen disa prishje siç janë rrjedhja e vajit apo e karburantit, plasaritjet dhe prishjet e tjera të cilat mund të ndikojnë në sigurinë e udhëtarëve.

Gjithashtu, bën që më lehtë t’i shohim aeroplanët në qiell. Nëse aeroplanin do ta ngjyrosni me ndonjë ngjyrë, atëherë ai do të tërheqë më shumë rreze dielli dhe do të ngrohet më shumë se sa duhet, prandaj kjo me çdo kusht duhet të shmanget. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Përse është vagjina fantastike

Përse është vagjina fantastike

Intimitet dhe Pasion
Si ta shndërrosh ndjeshmërinë emocionale në një superfuqi

Si ta shndërrosh ndjeshmërinë emocionale në një superfuqi

Lifestyle
Dy shenjat e horoskopit që e marrin shumë për bazë mendimin e të tjerëve

Dy shenjat e horoskopit që e marrin shumë për bazë mendimin e të tjerëve

Astrologji
Kujdes: Mënyra se si qëndroni u zbulon njerëzve se çfarë vërtet mendoni për ta

Kujdes: Mënyra se si qëndroni u zbulon njerëzve se çfarë vërtet mendoni për ta

Lifestyle
Opsioni

Opsioni "sekret" në makinën larëse për t'i tharë rrobat më shpejt

A e dini se...
Gjëja që duhet të vendosni gjithmonë në dysheme në mënyrë që shtëpia të jetë e ngrohtë

Gjëja që duhet të vendosni gjithmonë në dysheme në mënyrë që shtëpia të jetë e ngrohtë

A e dini se...
Kalo në kategori