LAJMI I FUNDIT:

Mbi 50 ndryshimtarë nga shtetet e ndryshme në Shkollën e Diasporës në Kosovë

Mbi 50 ndryshimtarë nga shtetet e ndryshme në Shkollën e Diasporës në Kosovë

Më 11 tetor 2017, organizata GERMIN ka bërë hapjen solemne të Shkollës së Diasporës në Kosovë, e cila po mbahet për herë të parë në vendin tonë.

Shkolla e Diasporës në Kosovë, e cila do të zgjasë deri më 15 tetor 2017, ka mbledhur rreth 50 pjesëmarrës nga 17 vende të ndryshme të botës, duke i përfshirë specialistët lokal dhe nga diaspora

Qëllimi kryesor i këtij programi inovativ është që të zhvillohen idetë duke u bazuar në nevojat lokale të komunitetit në Prizren dhe Malishevë, dhe të ofrohen zgjidhjet efektive.


Liza Gashi, drejtoreshë e programeve në Germin gjatë hapjes së kësaj shkolle ka mirëpritur pjesëmarrësit dhe gatishmërinë e tyre për t’u udhëtuar nga vendet e ndryshme me qëllim që të bëhen pjesë e misionit për ndryshime pozitive. Ajo po ashtu, ka falënderuar partnerët lokal Qendrat e Kompetencës në Prizren dhe Malishevë, donatorët, institucionet mbështetëse, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile.

Kumrije Aliu nga GIZ gjatë fjalës hyrëse përgëzoi hapjen e shkollës duke theksuar bashkëpunimin ndër-profesional dhe edukativo-kulturor, si dhe rëndësinë e vazhdimit me iniciativa konkrete, për të pasur rezultate afatgjate. Kurse Fikrije Zymberi nga Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të rritur u shpreh se për të rinjtë është shumë e rëndësishme shkëmbimi i eksperiencave, nga fushat e ndryshme profesionale.

Pas hapjes zyrtare, përmes aktiviteteve  të ndryshme, specialistët lokal dhe nga diaspora u siguruan të krijojnë një ambient familjar dhe funksional për realizimin e qëllimit të shkollës, që do të rezultojë me krijimin e iniciativave konkrete, të cilat në fund do të shpërblehen me grante të vogla.

Dea Plana, e cila ka udhëtuar nga Gjermania është shprehur se kjo shkollë po i tejkalon paragjykimet mes Diasporës, Kosovës dhe Rajonit.

“Nuk kam prit që do të ndodh kështu, sepse kjo shkollë i ka kaluar pritjet e mija. Bashkëpunimi mes Diasporës, Kosovës dhe Rajonit po i tejkalon paragjykimet. Orientimi nga ana e specialistëve është shumë i mirë dhe përmes aktiviteteve, kjo shkollë si program i panjohur është bërë i prekshëm dhe i ndejshëm për neve, ku po e gjejmë vetën”, shtoi Dea.

Ndërsa për Mentor Didën, i cili është i angazhuar si specialist nga Washington D.C. tha: “Ku ka shumë rini, ka edhe shumë shpresë. Neve na ka mbet me mbledh rinin dhe bashkë me kriju shpresën”, gjë që e shtynë organizatën Germin të kontribuojë më shumë në aktivizimin dhe mobilizimin e të rinjve për të qenë ndryshimtarë në komunitet.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori