LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i KON-it, Thomas Bach shqetësohet për shëndetin e Majlinda Kelmendit

Presidenti i KON-it, Thomas Bach shqetësohet për shëndetin e Majlinda Kelmendit

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka shfaqur interesim të madh për shëndetin e kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi.

I pari i sportit në botë, e ka shprehur brengën e tij gjatë takimit me anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, Shqipe Bajçinca – Brestovci dhe Agron Kuka, si dhe zyrtaren e KOK-ut, Rejhan Halili.


Takimi ka ndodhur në Vilnius të Lituanisë, ku po mbahet “Forumi i Evropës për Avancimin e Grave në Rolet Udhëheqëse” dhe në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e KOK-ut.

Thomas Bach duke i dhuruar medaljen e artë të lojërave olipmpike Majlinda Kelmendit

Kuka, që njëherit është edhe kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, ka rrëfyer bisedën me Bach.

“Jam takuar edhe dy herë më parë me z.Bach dhe duke qenë edhe kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, u ndalë më shumë tek ne. Ai më pyeti për Majlinda Kelmendin, për të cilën nuk kishte qenë në dijeni për lëndimin dhe u befasua kur i tregova. Bach u shqetësua dhe u interesua duke më pyetur se ku është duke kryer rehabilitimin dhe nëse është në duar të sigurta”, tregon Kuka për faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.

Pikërisht presidenti i KON-it ishte ai që ia kishte dorëzuar medaljen e artë Majlindës në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. “Më porositi t’i bëjë të fala Majlindës dhe më tha se e ka përkrahjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar”, shton më tej kryetari i FXHK-së.

Kelmendi u lëndua në botërorin e Budapestit, për çka u operua muajin e kaluar në Slloveni. Për rehabilitimin e saj në Slloveni, KOK-u e ka mbështetur me 4 mijë Euro.

Bach kishte bërë hapjen e këtij Forumi që u mbajt për dy ditë me radhë (10/11 tetor 2017), derisa paraprakisht kishte parakaluar nga të gjithë banerët e Komiteteve Olimpike. Ai ishte ndalur më gjatë tek baneri i Komitetit Olimpik të Kosovës, duke bërë edhe foto, për të treguar miqësinë e madhe që ka krijuar ndër vite me drejtuesit e KOK-ut. Kujtojmë që ai para dy vite vizitoi edhe Kosovën.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori