LAJMI I FUNDIT:

Adriano rrëfen depresionin pas vdekjes së babait, kërkon t’i kthehet përsëri fushave të blerta

Adriano rrëfen depresionin pas vdekjes së babait, kërkon t’i kthehet përsëri fushave të blerta

Ish-sulmuesi i Interit, Parmës, Romës dhe Fiorentinas, Adriano diskutoi për depresionin që bllokoi karrierën e tij dhe pse në moshën 35 vjeçare dëshiron të kthehet përsëri në fushat e blerta.

Futbollisti brazilian i njohur ndryshe si “L’Imperatore” apo “Perandori” konsiderohej fitues i ardhshëm i Topit të Artë me gjithçka që kërkohej për të dominuar sportin.

Megjithatë, ai kurrë nuk u shërua plotësisht nga shoku që përjetoi pas vdekjes së babait të tij nga një atak në zemër në Brazil, kur ai ishte në Itali.


Jeta e tmerrshme e Adrianos, nga ‘Perandori’ në trafikant të drogës e vrasës (Foto/Video)
Lexo po ashtu Jeta e tmerrshme e Adrianos, nga ‘Perandori’ në trafikant të drogës e vrasës (Foto/Video)

“Pas vdekjes së babait tim, unë u futa në një tunel depresioni”, ka thënë fillimisht Adriano për TV Globo.

Adriano-Ibrahimovic, njëra nga dyshet më të frikshme të shekullit XXI

“Nuk munda të dilja jashtë, për tre apo katër muaj isha i thyer nga brenda. Kam pasur përkrahje psikologjike, të gjithë Interi qëndronin pranë meje dhe ekipi u përpoq të më ndihmonte, por depresioni ishte shumë më i madh dhe më i fortë se sa që unë mund të trajtoja”.

“Vendosa të kthehesha në Brazil dhe në 2006 u ktheva në Sao Paulo. Jose Mourinho më kërkoi të kthehesha në Inter, por nuk ishte e njëjta gjë, nuk isha aq e fortë sa më parë”.

Rrënqethëse – Ibra i emocionuar cilëson Adrianon bashkëlojtarin më të talentuar: Mëkat që nuk zgjati epoka jonë (Video)
Lexo po ashtu Rrënqethëse – Ibra i emocionuar cilëson Adrianon bashkëlojtarin më të talentuar: Mëkat që nuk zgjati epoka jonë (Video)

“Nuk kisha forcën mendore të luaja jashtë vendit, pasi doja të isha pranë familjes sime dhe se më mungonte shumë Brazili. Pra, shumë. Vetëm falë familjes sime nuk erdhi një rrugë shumë më e errët”, përcjell Telegrafi.

Adriano ishte kaq i tronditur saqë filloi të pinte së tepërmi, zhdukej për ditë të tëra dhe nëna e tij pranoi se kishte frikë djali i saj se do të bënte vetëvrasje.

"Unë isha aq i pafuqishëm", fjalët e Zanettit rreth rënies katastrofale të Adrianos do t’jua thyejnë zemrën
Lexo po ashtu "Unë isha aq i pafuqishëm", fjalët e Zanettit rreth rënies katastrofale të Adrianos do t’jua thyejnë zemrën

Braziliani ka pasur kohë të shkurta në Flamengo, Roma, Corinthians, Atletico Paranaense dhe Miami United, por në mënyrë efektive u tërhoq në maj të 2016 kur u largua nga klubi amerikan pa shpjegime.

“Megjithëse nuk isha duke luajtur, unë mbeta në formë. Dua të kthehem në stërvitje, madje pa ndonjë klub. Dua ta bëj për veten, për të provuar se mund t’i kapërcej kufizimet e mia. Kjo është mënyra e vetme për të kuptuar nëse unë ende mund të luaj apo jo”, përfundoi sulmuesi brazilian. /Telegrafi/ 

https://www.youtube.com/watch?v=iU2I3mE0P40

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori