LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: BDI do t’i fitojë shumicën e komunave shqiptare

Ahmeti: BDI do t’i fitojë shumicën e komunave shqiptare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, shprehet i bindur se partia që ai drejton do t’i fitojë zgjedhjet lokale në Maqedoni që do të mbahen të dielën. Ai është i bindur se BDI do të udhëheq me numrin me të madh të komunave me shumicë shqiptare.

Ahmeti në pjesën e dytë të intervistës dhënë për Kosovapress, beson se edhe pas 15 tetorit BDI do të jetë e para me numrin e komunave shqiptare që do t’i drejtojë, duke thënë se kanë ngritje votash nga zgjedhjet e vitit të kaluar kur u mbajtën në nivel qendror.Kreu i BDI-së rënien në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar e quan stuhi me viktima, por që i mbijetuan.

Megjithatë, Ahmeti nuk e quan humbje të BDI-së, por që shqiptarët humbën tetë mandate e që nuk i fitoi askush prej partive shqiptare.
“Tani më 15 tetor në Maqedoni organizohen zgjedhjet lokale, pres një kthesë pozitive dhe shihet ajo gjatë takimeve që kam unë me elektoratin, gjate takimeve që kam me votues, simpatizues, simpatizant të Bashkëpunimin Demokratik për Integrim dhe ka një kthesë të mire krahasuar me zgjedhjet e 2016, zgjedhjet parlamentare që ishin, tani kemi një fryme shumë pozitive. Zgjedhjet parlamentare e 2016 ishin një stuhi goxha e rrezikshme që për pasoj humbëm gati tetë mandate, nuk e fitoj asnjë parti politike shqiptare ato tetë mandate, por pas çdo stuhie ka edhe viktima, ka edhe pasoja. Si duket ne e mbijetuam këtë stuhi, qytetaret e kuptuan që Bashkimi Demokratik për Integrim është i interesuar për avancimin e çështjeve në Republikën e Maqedonisë, në të gjitha fushat, si në fushën për zhvillim të brendshëm si në afrimin e komuniteteve dhe në veçanti në afrimin e komunitetit shqiptar”, tha Ahmeti.


Kreu i BDI-së thotë se aktualisht partia e tij udhëheq me 16 komuna, nga 18 sa janë gjithsej komuna shqiptare në Maqedoni. Derisa, Ahmeti pretendon se pas 15 tetorit, BDI-ja do të ruajë këtë numër të komunave që do të udhëheq.

Madje, ai vlerëson se në së paku pesë komuna do të fitojnë qysh në raundin e parë, derisa në të tjerat presin të fitojnë në raundin e dytë. Mirëpo, Ahmeti thekson se shqiptarët në Maqedoni nuk kanë nevojë më shumë se për dy parti politike që do t’i mbronin interesat e tyre në institucionet e Maqedonisë. Sipas tij, nga stuhia e vitit të kaluar më së shumti pësuan shqiptarët.

Megjithatë, Ahmeti vitin 2016 e quan një mësim të mirë për shqiptarët duke e parë shqiptarët se nga gjithë ato shpifje, ajo propagandë që bëhej kundër BDI-së deri në ekstrem, deri në devalvim në këto treva, ishte vetëm të fitojnë një copë pushteti. Sepse, ai shprehet i gatshëm që nëse ka prova të hapet dosje hetimore për partinë që ai drejton, nëse ka keqpërdorur besimin e qytetarëve.

Përçarja e shqiptarëve, sipas Ahmetit, po ndodh për shkakun e ambicieve personale të disa njerëzve, por edhe investim të shërbimeve të huaja, sidomos Rusia e cila është prezentë në Maqedoni.Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, megjithatë ka bërë thirrje për zgjedhje të qeta dhe dalje sa më masive të qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lëndime në krahun e majtë dhe kafazin e kraharorit" - Shurdhiqi nga Kardiokirurgjia flet për gjendjen e njërit nga të plagosurit

Jehona Hulaj
Stano: Dështimi i Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet do të ketë pasoja

Stano: Dështimi i Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet do të ketë pasoja

Lajme
Çanak tregon se për cilat plane të Serbisë e informoi kryeministrin Kurti

Çanak tregon se për cilat plane të Serbisë e informoi kryeministrin Kurti

Lajme
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
​KQZ deri më tani ka refuzuar 19% të kërkesave për regjistrim të votuesve jashtë vendit

​KQZ deri më tani ka refuzuar 19% të kërkesave për regjistrim të votuesve jashtë vendit

Politikë
Kalo në kategori