LAJMI I FUNDIT:

“Tvrdokorni” sot në protesta, kërkojnë t’i merret mandati Zoran Zaevit

“Tvrdokorni” sot në protesta, kërkojnë t’i merret mandati Zoran Zaevit

Shoqata “Tvrdokorni” këtë mëngjes ka bërë thirrje për protesta, të cilat do të mbahen para vilës së presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Ata kërkojnë marrjen e mandatit nga kryeministri Zoran Zaev.

Marshi protestues do të fillojë në orën 17:00 para zyrës së delegacionit të Bashkimit Evropian në bulevardin “Kirili dhe Metodi”, ku “Tvrdokorni” do t’i drejtohen BE-së dhe NATO-s me 12 kërkesa, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Protestuesit më pas do të vazhdojnë në rrugën “Vodnjanska” deri tek vila e presidentit, ku edhe atij do t’ia dorëzojnë kërkesat e tyre.

Organizatorë të protestave janë shoqata qytetare “Rilindja”, Këshilli mbarëmaqedonas “Makedonium”, “Tvrdokorni”, Lëvizja për vlera civile dhe Rruga e vetme./Telegrafi/