LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia në fundin e listës së rajonit për rritje ekonomike

Maqedonia në fundin e listës së rajonit për rritje ekonomike

Maqedonia këtë vit do të ketë rritje ekonomike prej 2.5 për qind, sipas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për perspektivën ekonomike botërore, shkruan gazeta KOHA.

Kosova, siç thuhet në Raportin e FMN-së, do të ketë rritje ekonomike prej 3.5 për qind, ndërsa nga shtetet e rajonit, përveç Maqedonisë, rritjen më të vogël ekonomike do ta ketë Bosnja e Hercegovina me 2.3 për qind, Kroacia me 2.9 dhe Serbia me 3. Mali i Zi, sipas raportit të FMN-së, do të ketë rritje ekonomike prej 3 për qind, Bullgaria 3.6, Hungaria 3.2, Rumania 5.5 dhe Shqipëria 3.7 për qind.

Në këtë grup të shteteve, FMN e ka përfshirë edhe Poloninë e cila do të duhej të kishte rritje ekonomike prej 3.8 për qind dhe Turqia me 5.1 për qind. Për vitin e ardhshëm, FMN parasheh që Kosova të ketë rritje të njëjtë ekonomike, bashkë me Turqinë, prej 3.5 për qind. Edhe Shqipëria pritet të ketë rritje të njëjtë ekonomike, prej 3.7 për qind për vitin e ardhshëm, ndërsa Serbia parashihet të ketë rritje prej 3.5 për qind. Rritje më të madhe se Serbia do të ketë, veç Shqipërisë, edhe Rumania me 4.4 për qind.