LAJMI I FUNDIT:

Dy të lënduar në aksidentin në Samadrexhë të Vushtrrisë

Dy të lënduar në aksidentin në Samadrexhë të Vushtrrisë

Dy persona janë lënduar në një aksident, i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Kështu ka thënë në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


Sipas tij, në aksident ishin të përfshira një motoçiklete dhe një veturë.

“Si pasojë e lëndimeve ka pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe i veturës. Dy të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF të Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/