LAJMI I FUNDIT:

Feith: Pas zgjedhjeve parlamentare, Maqedonia ka hapur një faqe të re

Feith: Pas zgjedhjeve parlamentare, Maqedonia ka hapur një faqe të re

“Maqedonia pas zgjedhjeve parlamentare ka hapur faqe të re”, deklaroi për Maksfaks, Pieter Feith, i cili ishte ndërmjetësues në konfliktin e vitit 2001. Ai në “Forumin e sigurës së Beogradit” foli për mbajtjen e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë.

“U mbajtën zgjedhjet, u zgjodh koalicioni i ri qeveritar, që e përshëndes. Por akoma mbeten pengesa për sundimin e së drejtës dhe punën e PSP-së. Ka shpresë të re për Maqedoninë”, deklaroi diplomati holandez, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me çështjen e dygjuhësisë në vend, Feith tha se analizë të Marrëveshjes së Ohrit e realizuar në 2015, pas kërkesës së Sekretariatit, ka parashikuar disa rekomandime.


Ish ndërmjetësuesi në konfliktin në Maqedoni dhe ndërmjetësues në Institutin Europian për Paqe, vlerësoi si të gabuar interpretimet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që në kurriz të gjuhës shqipe, gjuhët e bashkësive etnike që janë nën 20% në vend do të neglizhohen.

“Në fund Maqedonia do të jetë e fortë, nëse të gjitha bashkësitë etnike në vend përfaqësohen drejtë”, shtoi Feith, i cili pret qëndrimin e Komisionit të Venedikut për këtë çështje./Telegrafi/