LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov në Parlamentin Evropian, do të informojë për zbatimin e reformave në vend

Dimitrov në Parlamentin Evropian, do të informojë për zbatimin e reformave në vend

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot do të ketë fjalim të rregullt para Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian (AFET) ku do të informojë për vijimin e implementimit të reformave kyçe në Republikën e Maqedonisë.

Komiteti për punë të jashtme është trup punues i Parlamentit Evropian në të cilin janë të anëtarësuar përfaqësues nga grupe të ndryshme parlamentare të cilët janë të përfaqësuar në të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takimin e sotëm, Dimitrov para anëtarëve të Komitetit do të informojë për vijimin e implementimit të reformave kyçe në vend nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me qëllim që në afat sa më të shkurtër të hapet rruga për ripërtëritjen e rekomandimit për fillim të negociatave inkuadruese, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.


Shefi i diplomacisë së Maqedonisë do të ketë edhe takime me deputetët e Parlamentit Evropian./Telegrafi/