LAJMI I FUNDIT:

Kryen grabitje të armatosur një vit më parë, policia arreston dy persona në Gjakovë

Kryen grabitje të armatosur një vit më parë, policia arreston dy persona në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Në muajin nëntor të vitit 2016, në fshatin Llozicë të Malishevës, në një dyqan, kishte ndodhur grabitje ku personat e dyshuar nën kërcënimin e armëve kishin grabitur një shumë parash dhe gjësende të tjera me një vlerë të konsiderueshme.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe që nga ajo kohë ka marrë shumë veprime operativo-hetimore dhe pas mbledhjes së disa informatave dhe ekzaminimit të disa provave ka ardhur deri te dyshimi i bazuar për kryesit e mundshëm të kësaj vepre.

Sot me datën 09.10.2017 janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë/shqiptarë të cilët me urdhër të prokurorit të shtetit mbahen në ndalim policor dhe ndaj të njëjtëve është ushtruar kallëzim penal. Rasti është hetuar nga sektori rajonal për hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e PK-së.


Policia e Kosovës me seriozitet dhe përkushtim të madh i qaset çdo incidenti e respektivisht çdo krimi që ndodh, me qëllim të zbardhjes së rasteve dhe kryesit e çdo shkelje të ligjit të vihen para drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori