LAJMI I FUNDIT:

Çekia përkrah Kosovën drejt integrimeve evropiane

Çekia përkrah Kosovën drejt integrimeve evropiane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, Ivo Shilhavy, me të cilin janë dakorduar për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dyja shteteve në të gjitha fushat e interesit reciprok.

Ambasadori Shilhavy u interesua për qeverisjen e mirë, për traditat kulturore të Kosovës dhe në veçanti për ekonominë kosovare.

Diplomati u zotua se Qeveria e Çekisë do ta përkrahë Kosovën në agjendën e saj integruese euro-atlantike.