LAJMI I FUNDIT:

Mbreti saudit shkoi në kryeqytetin rus me staf prej 1,500 personash dhe tepihun e preferuar (Video)

Mbreti saudit shkoi në kryeqytetin rus me staf prej 1,500 personash dhe tepihun e preferuar (Video)

Pasaporta, disa rroba dhe karkikuesi i telefonit, janë gjërat kryesore që udhëtarët i marrin me vete kur udhëtojnë, por mbreti Selman i Arabisë Saudite dallon shumë nga të tjerët.

Në udhëtimin që ka bërë së fundmi për në Moskë të Rusisë, është shoqëruar nga një staf prej 1,500 personash, shkallët elektrike të lara në flori, vetura luksoze dhe tepihun e tij të preferuar, transmeton Telegrafi.

Arritja e mysafirëve arab

Për qëndrimin treditorë në kryeqytetin rus, janë rezervuar komplet tri hotele dhe për to duhet të paguhet afro katër milionë euro.


Veturat luksoze që i mori me vete

Së bashku me të janë edhe 25 princër të kurorës, asistentët e tyre dhe rojat, 125 kuzhinier dhe disa shërbëtorë.

Vizita e parë zyrtare në kryeqytetin rus

Pjesëtarët e stafit të hotelit janë larguar, pasi klientët arab i duar shërbyesit e tyre, që t’ju shërbejnë kafenë ashtu siç duan ata.

Lëvizja në shkallët elektrike të lara në flori

Kjo është vizita e parë zyrtare, që një monark saudit ka bërë në Rusi. /Telegrafi/