LAJMI I FUNDIT:

De Biasi: Nuk duhet të bëni drama me humbjen ndaj Spanjës

De Biasi: Nuk duhet të bëni drama me humbjen ndaj Spanjës

Nuk kishte udhëtuar në Alicante për të ndjekur ish-skuadrën direkt nga stadiumi, por gjithsesi e kishte gjetur një mënyrë për të vëzhguar kuqezinjtë.

Dje Gianni De Biasi u ul para TV-së, bashkë me drejtorin sportiv të Alavesit, skuadra që drejton prej vetëm dy javësh.


Natyrisht, interesi i italianit nuk ishte thjesht të shikonte takimin si një ish-trajner që bëri historinë me Shqipërinë, por edhe për të vënë në dijeni drejtuesit e klubit spanjoll për lojtarët kuqezi që në afatin kalimtar të janarit mund të futen në objektivin e Alavesit.

David Silva në aksion kundër Jahmir Hykës dhe Arlind Ajetit

I kontaktuar nga “Panorama Sport” pas ndeshjes Spanjë- Shqipëri 3-0, De Biazi nuk ngurroi të bënte edhe një koment.

“Nuk isha në stadium, e ndoqa takimin nga TV, bashkë me drejtorin e klubit. Të jem i sinqertë, Shqipëria nuk luajti keq. Duhet të dini se Spanja mundi edhe Italinë me të njëjtin rezultat”.

Goli i bukur i Iscos ndaj Shqipërisë erdhi me ‘tiki-taka’ - 10 lojtarë të përfshirë, 18 prekje topi, 51 sekonda (Foto/Video)
Lexo po ashtu Goli i bukur i Iscos ndaj Shqipërisë erdhi me ‘tiki-taka’ - 10 lojtarë të përfshirë, 18 prekje topi, 51 sekonda (Foto/Video)

“Pastaj, nuk duhet të harrojmë që edhe ndaj Maqedonisë ishte shumë e vështirë, por që gjithsesi Shqipëria mori pikë. Ju e patë që edhe Italia nuk shkoi më shumë se barazimi ndaj Maqedonisë. Dihen diferencat me Spanjën, kështu që nuk është për ta bërë dramë”, është shprehur shkurtimisht ish-trajneri kuqezi.

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori